• |
ide | kryesore

“Drejtori i CIA-s takim sekret me Kim Jong Un në Korenë e Veriut”

Planet



Mediat ndërkombëtare kanë njoftuar se i nominuari i presidentit amerikan, Donald Trump për Sekretar të Shtetit, drejtori i CIA-s Mike Pompeo është takuar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un në një kohë kur Trump dhe Kim pritet të takohen me njëri-tjetrin.

The Washington Post raportoi dje se Kim Jong Un dhe Mike Pompeo janë takuar në një vizitë sekretë ne Korenë e Veriut gjatë fundjavës së Pashkëve.

Më pas ka qenë agjencia e lajmeve Reuters, e cila ka cituar një zyrtar të lartë amerikan duke konfirmuar se Pompeo është takuar me Kimin.

Edhe The Independent konfirmon takimin dhe jep edhe detaje. Sipas The Independent, mes Pompeos dhe Kim Jong Un u diskutua për takimin e drejtpërdrejtë e këtij të fundit me presidentin Donald Trump. Takimi i tyre do të përfaqësoj nivele të larta komunikimi midis dy kombeve që kanë vendosur t’i kthehen diplomacisë.

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders refuzoi ta konfirmojë takimin duke thënë se administrata nuk komenton udhëtimet e drejtorit të CIA-s.

Trump, që ka nominuar Pompeon për ta zëvendësuar ish-Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson u shpreh dje se Uashingtoni dhe Peniani kanë zhvilluar bisedime direkte “në nivelit tejet të lartë”.

Një samit në mes të Kimit dhe Trump pritet të ndodhë në muajt vijues në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike nga shumë vende botërore për të zgjidhur konfliktin për programin bërthamor të Koresë Veriore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *