• |
ide | kryesore

Durrës, dy persona të maskuar grabisin argjendarinë nën kërcënimin e armës

Lajme, Të fundit



Dy persona të maskuar grabitën para pak minutash një argjendari në bulevardin kryesor në Durrës.

Raportohet se në momentin e grabitjes, në dyqan ka qenë vetëm shitësja. Ajo është kërcënuar me armë. Pasi morën të gjitha bizhuteritë që ndodheshin në dyqan, dy hajdutët u larguan me shpejtësi në këmbë.

Mësohet se policia është vënë në ndjekie të tyre. Grupi hetimor po kontrollon kamerat e sigurisë. Ende nuk është inventari për të përcaktuar saktësisht se çfarë është grabitur, në argjendarinë në pronësi të Gj. Ngresit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *