• |
ide | kryesore

FOTO/ ‘Rrofsh për pemët, kulla tu bëfshin’, ironia e studentëve të inxhinierisë kundrejt Veliajt

Arkiva, Pikante



Kryebashkiaku Erion Veliaj sa herë e shohim të dalë në terren, pritet me gaz e përqafime nga njerëzit, të paktën kështu e shohim në kronikat e gatshme që ai jep për mediat. Ndërkohë, sot ai ishte në ambientet e Universitetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet, ku disa studentë kishin zgjedhur ta prisnin me pankarta në duar, për ta ironizuar në lidhje me kullat që pritet të ndërtohen në Tiranë.

Rrofsh për pemët, Kulla tu bëfshin” – shkruan ata duke ironizuar mbjelljen e pemëve të tij dhe akuzat për lejet e shumta të kullave në qendër të kryeqytetit.

Kryebashkiaku Veliaj, teksa i është përgjigjur akuzave që janë bërë për lejet për ndërtimin e kullave në Tiranë, në një emision televiziv është shprehur se për shkak të hapësirës të pakët që ka në kryeqytet, është më mirë të ketë ndërtesa të larta.



2 Comments

  1. Jam me ju. Kryetari bashkise, eshte bere nje aktor komik, qe aktron e pozon para kamerave, sa. vertet dhe ajo pune qe po behet po zhvleresohet. Po behet bajat, konsumojet dhe po ndjell pa fund percmim per kete sjellje imponuese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *