• |
ide | kryesore

Jessie J, miliona dollarë në xhep pas triumfit në Kinë

Paparazzi, Slider



Për arsye që i dimë ose nuk i dimë, Jessie J është e nënvleftësuar si këngëtare dhe nuk arrin që në tregun amerikan të marrë atë që meriton.

Ndaj dhe ajo shkoi në Kinë, fitoi “X Factor” dhe natën kur mori çmimin, këtë program e kanë ndjekur më shumë se 1 miliard shikues në Kinë dhe vendet përreth. Një grup menaxherësh ka treguar për “The Sun” se kjo lëvizja e Jessie J dhe stafit të saj menaxhues ka qenë gjeniale.

“Neve nuk na kishte shkuar mendja që ta bënim këtë lëvizje por ja ku po jua themi që është gjeniale. Aq shumë njerëz që e ndjekin, aq shumë sa e deshën në këtë kompeticion shtuar dhe faktit që në Kinë njerzit nuk kanë qejf të dinë për jetën e këngëtarit aq sa për zërin. Nëse Jessie J do të dijë se si të veprojë tashmë, i ka 20 milion paund në xhep, kjo është e siguritë!” – kanë treguar menaxherë amerikanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *