• |
ide | kryesore

Spoti TV/ Si po mundohet Rama t’a përvetësojë “suksesin” e BE

Arkiva, Kryesore

Që të martën e 17 prillit Edi Rama ka ndërmarrë një fushatë të kamufluar për t’a regjistruar rekomandimin (është ende vetëm i tillë) e Brukselit për hapjen e negociatave me Shqipërinë, si një sukses personal. Megjithëse me gojë ai thotë se ky është një sukses (edhe kjo fjalë është tejet e ekzagjeruar) i përbashkët, megjithëse shefja e diplomacisë europiane, Mogherini falenderon ata që punojnë prej më shumë se një dekade për të arritur këtë objektiv, nën rrogoz Rama po luan me fjalë dhe imazhe për ta njehsuar këtë ngjarje me veten e tij. Po të dëgjosh me vëmendje fjalimet e tij të së martës dhe të mërkurës kanë të njëjtat lajtmotive si ato të fushatës elektorale të 2017, që kulmonin tek identifikimi i udhëheqësit aktual me Skënderbeun dhe etërit themelues të shtetit.

Lexo më tej:


Brukseli tha “po”, por nuk ka vend për festë

Por aty ku duket më shumë kjo tentativë është spoti televiziv i prodhuar me këtë rast dhe që vetë kryeministri e shpërndau në Facebook. Burime nga stafi bëjnë të ditur se Rama është marrë personalisht me regjinë e këtij spoti propagandistik. Këtë e tregon qartë edhe futja në të e artistëve të tij të prefeuar dhe miqve të vet si Anri Sala, Ed Hila, apo Liri Begeja. Përpos pamjeve filmike që duket se janë huazuar me shpejtësi nga filmimet për Shqipërinë turistike (ku bien në sy prodhmet e yndyrshme kulinare), aty duket qartë sforcimi për t’a lidhur datën e 17 prillit me sukseset e qeverisjes së Rilindjes. 

Së pari njësoj si në fjalime, aty nuk mungojnë referencat patriotike që nga Skënderbeu e deri tek riliindasit e vërtetë duke përsëritur një temë të privilegjuar të Ramës që do të shitet si pasardhësi i tyre.

Së dyti aty zënë një vend të madh kantieret e Rilindjes Urbane që nga Lungomarja e Vlorës, Pazari i Ri në Tiranë, Pazari i vjetër në Korçë, stadium i shumëdiskutuar dhe i pambaruar, dhe disa vepra të tjera të kësaj qeverie. Po ta shikosh me vëmendje spotin, në mënyrë naive mund të ngresh një pyetje: Po kush ka pasur më shumë peshë në rrugën perendimore të Shqipërisë, sheshi para bashkisë së Durrësit, shëtitorja e Belshit, apo pranimi në NATO në 2008 dhe heqja e vizave ne 2009?

Por, këto dy ngjarje as nuk figurojnë në spot, sepse gjatë tyre Edi Rama ishte në opozitë.

Dhe ai, si një regjizor manipulativ është kujdesur personalisht që këtë datë t’a njehsojë vetëm me emrin e tij. Ai ka bërë një goxha punë në filigran që pa u shprehur drejtpërdrejtë, njerëzit ta lidhin këtë sukses e emrin e tij. Që më anë të fjalëve dhe imazheve që duken si të pafajshme, puna e tij të bëhet njësh me 17 prillin. Dhe për këtë përdor një gjuhët të dyfishtë. Shqiptarët duhet t’ia dinë për nder atij pavarësisht se kur gjendet në krah të Mogherinit është politikisht korrekt dhe thotë se kjo është një fitore e të gjithëve. 

©Lapsi.al 

19 Comments

  1. Edi Rama do te ngelet ne histori per 17Prilin,reformen ne drejtesi,ariti qe te vendos themelet e nje shteti normal dhe qe shkateroi LSI-ne.URIME ghjithe shqiptareve .

    1. Merr ate rroge qyl ti e ik lepi ndonje bole!!……Na intereson brenda Shqiperia s’e nga jashte e shohim vete!!!

  2. Rama dhe gjithe ps-sistat jane si hajnat arabe ne france.i zene me dore ne xhep dhe thojn jo ste vodha.
    edhe rama te gjitha fjalet dhe frazat ka genjyer dhe me poshtersin.ma te madhe.
    thote per lulzim bashen se nuk duhet te bashkpunoje me shtete te huja apo diken , kinse rusia e paguan,a vete tama dhe ps bashkpunojn me turqin erdoganin dhe organizata islamike qe me dekada kane financuar al kaeden,dhe maskohen ne konferenca islamike,ku bushati ju premtoj se do votoje kunder ametikes ne okb per jeruzalemin kryeqytqt i israelit.
    Rama eshte nje espec rrenacak tradhtar i nivelit me te ndytë.

  3. Ke “sukses” thoni, …rekomandimin per hapjen e negociatave per anetaresim…
    kujton ky Ram pede se me lugen e zbrazur te nje rekomandimi koti per negociata akoma me kot mund te ngope shqiptaret qe i ka varferuar ne ate fare feje sa nuk i ben pershtypje dhe anetaresimi sonte ne BE?
    Varferia eshte kembekryq kudo ne Shqiperi, ajo shtohet perdite prej keq-qeverisjes se deshtuar ne ekonomi, aty ku denglat me rekomandime e me negociata nuk kane fare vlere se me to nuk mund te ushqejne femijet ato qe u eshte hequr perkrahja nga kjo qeveri deshtake.

  4. Rama,meta,ruçi e te tjeret kane futur ne kurthe shqiperin,se te gjithe jand deri ne fyte ne krime dhe korrupcion trafiqe te renda.
    Pytja nr-1.
    kurtha eshte,se pa reforma ne drejtesi 20 vite md zgjat negociatat nuk pranohet shqiperia ne evrope.
    por askush askend smund ta arrestoj dhe gjykoje,se tahiri i thote,rama ne bashke dhe per llogari tuajne kemi bere trafik droge.
    mata e thote rames se keni vjedhur qushese kure keni ken kryetar bashkie.
    Rama i thote metes ju keni kerkuar shuma parash para kamerave dhe filmimeve.
    Definitive,asnjeri nuk guxon ta denoncoj tjetrin.dhe ju mod denonconi mua,dhe une juve.hajni mbrone hajnin.
    dhe ky sistem pa nje qeveri te re kurre nuk ndyshon.dhe qdiher vetem jo ne b-e.

  5. Brussel edhe anwerpen jeni nje person edhe mos na u beni kopetenta, se mqns jeni edhe e shikoni nga jashte, me duket se donni syze qori me xhama te trasha, qe te mos e shikoni mire ndryshimet, jeni humbur pas tradhetise edhe shkaterimit te shqiperise qe eshte bere shqiptareve nga Berishe edhe Basha, poor haroni qe ata jane antishqiptare, edhe po deshe shikoje ate vidion ne brussel kur grupi pd zihesh me Majlinda Bregun per te mos hapur negociatat, eshte turp qe ska ku te veje me Greku votoj pro edhe Pd votoj kunder

    1. Cfare lidhje kam une me partite o rrotk*ri! Une e nxjerr buken vete! S’me jep partia mua ketu! Ti qenke me kohen e komunizmit akoma! Rri lepij ndonje kocke aty se je mire…

  6. Juristi Bruxel , Sokrati, Gjeo-analisti Zvicer ti qe shkruan me tere keta pseudonime.. Ti ti rruash topat Rames.

    Jeni leshuar si hjienat dhe nga terbimi dhe frustrimi nuk dini se cfare komentoni.

    Mjerane.

    1. Ky – Xxxx – eshte masa e brekeve te Rames, atje ku rri ky (te bytha Rames) realitetin e sheh nga vrima e bythes Rames!
      Ndaj mos ja vini re o njerez, ka mungese vizioni…

  7. Ku jetojne keta X-a e Altina. mos valle ne sarajet e RAMES. keta jetojne me enderra e genjeshtrat e nje mashtruesi e mashtruesi kanibal per populli.Kjo oferte e komisionit europian nik erdhi nga droga, apo vjedhjet, e kapjes pushtetit, por nga gjeopolitika e kohes, sepse e psne qe ky KM, po rreshqiste sa me ERDOGANIN, e RUSINE, per keto ai ika thene ne takime ne europe, e nga rreshqitja e te menderosurit KM, europa hapi asocimin, por jo pranimin,. Pranimi ne europe do vije atehere kur tere keto hajdute, mafioze, drogmene do igjendet vendi, e pasuria kombetare, e ajo e pronareve te kete vajtur tek i zoti. Me ju qelbesira, bije komunistesh, nuk ka njeri qe mba shprese se e keni me tere mend futjen ne europe. Deri kur demokracia te jete e drejte, e sipas kushteve njerezore sipas tradites demokratike, atehere populli shqiptar do fitoi lirine.

  8. nqs Nato ishte sukses i Berishes, Brukseli eshte sukses i Rames. Pyeteni Fevziun qe ka 10 vjet qe thote qe ne Nato na futi Berisha, besoj tani per 10 vjet do thote Rama na hapi dyert e Brukselit!

    1. I paemer, zgjohu nga enderrat me Ramen! Kupto se eshte dhene nje rekomandim per hapje negociatash (Turqia ka 13 vjet ne negociata) per anetaresim. Pra, “Rama na hapi dyert e Brukselit” ngjan si “Ne Hene banojne njerez”.

      1. Po edhe te thuash qe ne Nato na futi Berisha ngjan “Ne Hene banojne njerez” Apo jo? Berisha 3 vjet kishte ne pushtet dhe me 3 vjet pati kaq arritje qe u futem ne Nato? Lere qe ushtria nje mut ishte ne kohen e Nanos, nje mut ne kohen e Berishes e nje mut eshte sot ne kohen e Rames. Po thuaj qe ishte politike zgjerimi e Natos drejt lindjes qe na ra lapsi dhe ne (Njesoj si me BE tani)

  9. i pa emer 09.48 ke goditur ne shenje . asgje nuk meritojme deri tani. na fusin me zor. Ne Europe mund te hyjme vetem me tunel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu