• |
ide | kryesore

‘Sulltani’ i etur për pushtet, çon Turqinë në zgjedhje të parakohshme

F1, Planet



Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan nuk i mjafton pushteti që ka. Ai ka marrë vendimin që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme përpara 24 qershorit, me qëllim që të përshpejtojë hyrjen në fuqi të presidencës ekzekutive. Një vit më parë Erdogan fitoi referendumin për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të të krijuar një republikë presidenciale me kompetenca të shumta të presidentit, por hyrja në fuqi e këtij ndryshimi ishte lënë të bëhej pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të cilat zhvillohen verën e vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë ai ka vendosur që të ushtrojë më herët kompetencat e tij të reja, duke mos pritur edhe një vit.

“Edhe pse presidenti dhe qeveria po punojnë në mënyrë të njëjtë, sëmundjet e sistemit të vjetër përballen me çdo hap që marrim. Zhvillimet në Siri dhe kudo tjetër e kanë bërë të vështirë të kalosh në sistemin e ri ekzekutiv në mënyrë që të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për të ardhmen e vendit tonë. Ne diskutuam thirrjen e Bahceli me autoritetet tona relevante. Arritëm një marrëveshje që ne duhet t’i qasemi pozitivisht këtyre zgjedhjeve të parakohshme”, tha Erdogan gjatë një fjalimi të transmetuar direkt në televizion.

Më herët ai zhvilloi takim me kreun e partisë nacionaliste MHP, Devlet Bahceli, të cilin e bindi për të hyrë së bashku në zgjedhje. Erdogan vit pas viti ka konsoliduar pushtetin e tij në krye të vendit, ndërsa pas tentativës për grusht shteti dy vjet më parë, i ka shpallur një luftë të ashpër klerikut Fetullah Gylen. Njerëzit e këtij të fundit të shpërndarë nëpër organizata dhe media, janë në shënjestër të autoriteteve turke për t’u arrestuar. Mijëra prej tyre janë tashmë nëpër burgje.

Disa javë më parë 6 shtetas turq në Kosovë, të lidhur me Gylen, u rrëmbyen nga shërbimet turke dhe u ekstraduan drejt Stambollit, në shkelje të plotë të gjithë procedurave ligjore. Po kështu edhe në Shqipëri, flitet për një listë njerëzish të Gylen, të cilët Erdogan ia ka kërkuar Ramës në disa takime me radhë. Po kështu Erdogan i ka kërkuar Shqipërisë të mbyllë institucionet arsimore të Gylen në vendin tonë.

©LAPSI.al 



4 Comments

  1. qdo relacion hommo i ps dhe rames me kriminelin erdogan qe akuzohet nga kshilli i sigurimit e okb geneve se ka masakrruar 45000 kurde ne turqi keto 40 vite eshte Fatale per Shqiperin dhe Kosoven.
    Shikoni video.
    massacrre kurde.
    dhe video tjeter sesi erdogani ka furnizuar al kaeda al nustra isis me arme afer kufirit me sirin.
    un jiurnal turc publie les images d’ armes livres par la turquie aux djihadistes en syrie.
    dhe video tjera genocide armenien.
    nga turqia ne vitin 1915-16 vetem 3 vite pas larginit nga genocidet ne shqiptar.

    ne shqip.nje gazetar turk publikon pamje te ushtris turke qe fiurnizon gjihadiste ne siri.
    ne pytje eshte 300 000 mi viktima nga shumica e barbaris se islamikve salafiste gjihadiste me premje kokash ne siri.ne keto terrore eshte edhe gjihadi shqiptar nga kosova shqileria e maqedonia qe firnuan imamet nga ligjeratat e tyre eksteremiste ne xhamia.
    pra edhe nga respekti i stegjysherve tane viktima te barbaris turke 523 vite duhet shkeputur kontaktet me tirqin.

    1. O Ndoc, Pal, a si e k emrin, Lere politiken se nuk eshte per ty e futju gjeodezise apo gjeografise me mire

  2. qdo relacion hommo i ps dhe rames me kriminelin erdogan qe akuzohet nga kshilli i sigurimit e okb geneve se ka masakrruar 45000 kurde ne turqi keto 40 vite eshte Fatale per Shqiperin dhe Kosoven.
    Shikoni video.
    massacrre kurde.
    dhe video tjeter sesi erdogani ka furnizuar al kaeda al nustra isis me arme afer kufirit me sirin.
    un journal turc publie les images d’ armes livres par la turquie aux djihadistes en syrie.
    dhe video tjera genocide armenien.
    nga turqia ne vitin 1915-16 vetem 3 vite pas larginit nga genocidet ne shqiptar.

    ne shqip.nje gazetar turk publikon pamje te ushtris turke qe fiurnizon gjihadiste ne siri.
    ne pytje eshte 300 000 mi viktima nga shumica e barbaris se islamikve salafiste gjihadiste me premje kokash ne siri.ne keto terrore eshte edhe gjihadi shqiptar nga kosova shqiperia e maqedonia qe formuan imamet nga ligjeratat e tyre eksteremiste ne xhamia.
    pra edhe nga respekti i stetgjysherve tane viktima te barbaris turke 523 vite duhet shkeputur kontaktet me tirqin.

  3. Breaking news nga Fake news, Sulltanit ju dashkan zgjedhje per te ndejtur ne pushtet ????!!!
    Lajme bombastike per te bere te famshem kazanxhit e Lapsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *