• |
ide | kryesore

Xhafaj fton të larguarit të kthehen në Policinë e Shtetit, por me një kusht

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ka dhënë mundësinë të gjithë të larguarve nga radhët e policisë që të rikthehen përsëri, por më një kusht, të kalojnë vettingut. Deklaratat ai i bëri në forumin Qytetar për Sigurinë në Dibër,

Xafaj: Figura e policit është dinjiteti i shtetit, polici është përplasja e parë e imazhit, e forcës dhe e shërbimit. Kjo është edhe arsye që ne kemi filluar një proces, qe është vetting. Jo një proces që duam të ikin ca e të vijnë ca, por e kemi ndërtuar në mënyrë të tillë që ata që nuk janë në polici mund të rikthehen, mjafton të kalojnë vettingun.Qëllimi ynë është që të mbeten në polici njerëzit e pakorruptuar dhe të aftë për ta bërë këtë punë. Policia është një nga shtyllat që mban shtetin



5 Comments

    1. Sikur kjo te ishte bere 10 vite me pare policia jone do ishte ne nivelin me maksimal te rajonin ku bejme pjese! Gjithsesi urime per nismen

  1. Po mire m, duhet te vinte Xhafa qe te behej vettingu? Pse nuk e vut minister me perpara. Sdo i kishim keto probleme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *