• |
ide | kryesore

E pranojnë në The Voice UK,ambasada britanike i refuzon vizën këngëtarit (FOTO)

Paparazzi, Slider



Shumë të rinj, qofshin këta të famshëm apo jo, që kanë pasion muzikën e kanë ëndërr të jenë pjesë e kompeticionit të Simon Cowell, nr. 1 i konkurseve në Londër… sidomos në “X Factor”.

Dilan Reka e ka fatin ta prekë nga afër këtë mundësi.Ai ka postuar një foto ku shfaqet mesazhi i produksionit të “X Factor UK”, ku e e fton Dilanin të jetë pjesë e audicioneve në Londër, por ka një problem.Ashtu siç shkruan edhe vetë këngëtari, atij i është mohuar viza për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të marrë pjesë në këtë kompeticion.“Të pranohesh në X Factor për audicione dhe të të refuzohet përsëri viza, nuk e di! Jam tepër i revoltuar dhe i mërzitur me këtë fakt”, – shkruan Dilani. “Këta nuk e kuptojnë që nuk shkatërrojnë jo vetëm dëshirën time po të mijëra të rinjve që duan të bëhen dikushi dhe të ecin. Nuk kam fjalë. Bëra çmos dy vite me lekë të derdhura pafund dhe asnjë rezultat. Shpresojmë që çdo gjë e keqe ta ketë një të mirë. Do punoj fort për vendin tim dhe të sjell projekte të forta, kaq!”, – përfundon Reka. /Blitz.al/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *