• |
ide | kryesore

Ekzekutohet njeriu më i vjetër i dënuar me vdekje, vrasësi i gjykatësve amerikanë

Planet



Në shtetin Alabama të SHBA-ve sot do të ekzekutohet ëalter Leroy Moody, vrasësi 83-vjeçar, për të cilën thuhet se është personi më i vjetër i dënuar me vdekje në SHBA, në kohën moderne.

Ekzekutimi i Moody është planifikuar në mbrëmje, sipas kohës lokale, në burgun ëilliam Holman në Atmore.

Ai është akuzuar dhe dënuar për përgatitjen e bombave me sahat dhe vendosjen e tyre në vitin 1989.

Moody ndërtoi bomba të fshehura në pako të manipuluara, për t’u shpërthyer kur ato hapeshin. Në vitin 1989, një nga ato bomba vrau gjyqtarin e qarkut të 11-të, Robert S. Vance në shtëpinë e tij dhe dy ditë më vonë, një tjetër bombë vrau avokatin e të drejtave civile Robert E. Robinson në zyrën e tij në Savannah, Ga. Bomba gjithashtu plagosi rëndë gruan e gjyqtarit, Helen Vance.

Dy bomba të tjera u kapën para se të mund të shkaktonin të tjerë viktima – në një gjykatën kryesore të Circuit 11 në Atlanta dhe një tjetër në zyrën e NAACP në Jacksonville, FL.

Pajisjet bartnin ngjashmëri që çuan ekspertët në përfundimin se ato ishin bërë nga i njëjti person duke përfshirë llojin e njëjtë të pluhurit, baterive dhe shiritave të gomës që siguronin siguresat e bombave.

Rreth kohës së sulmeve, një stacion televiziv në Atlanta mori një letër që kërcënonte më shumë sulme ndaj gjyqtarëve dhe avokatëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *