Artisti i rrugës Salvatore Benintende nga Palermo ka surprizuar sërish. Ai njihet për grafitet e tij pikante në rrugët e qyteteve.
Këtë herë ai ka provokuar me një puthje në buzë mes dy trajnerëve rivalë, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho. Më parë e ka bërë këtë edhe me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Në repertorin e tij nuk mungojnë as Totti dhe Buffon. ©LAPSI.al