• |
ide | kryesore

Javën e kaluar bllokoi Kuvendin, zbutohet plani i opozitës për seancën e sotme

Lajme, Të fundit



Opozita nuk do ta bllokojë seancën e sotme parlamentare si një javë më parë, por ka vendosur të ndjekin një tjetër strategji.

Mësohet se në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat pak minuta para nisjes së seancës është vendosur që të mbahet nga një fjalim për çdo grup parlamentar të opozitës dhe më pas të largohen.

Një javë më parë deputetët e PD-së dhe LSI-së qëlluan me miell, vezë dhe shishe uji kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Ruçi dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Për këtë arsye maxhoranca dënoi me 1 javë përjashtim gjashtë deputetë të PD-së dhe ministrin Bushati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *