• |
ide | kryesore

Korçë, shkrumbohet “Audi” i emigrantit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Lajme, Të fundit



Makina e një emigranti është shkrumbuar sot në fshatin Belorta të Korçës. Sipas njoftimit të policisë mjeti tip “Audi” është pronë e një 26-vjeçari emigrant në Greqi dhe ishte parkuar në afërsi të banesës.

Nga të dhënat e para, si edhe ekspertiza e kryer në vendngjarje, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Autori ka thyer xhamin dhe e ka spërkatur mjetin me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *