• |
ide | kryesore

Lulzim Basha: Pse Rama mbrojti Saimir Tahirin ditën e rekomandimit për hapjen e negociatave

Lajme, Të fundit



Para se të braktiste parlamentin, Lulzim Basha komentoi deklaratën e Edi Ramës se arrestimi i Saimir Tahirit nuk mund të ndodhë, përderisa prokuroria nuk kishte as edhe një provë kundër deputetit socialist. Sipas kreut të PD-së, deklarata e Ramës ishte në mbrojtje të  Tahirit dhe nuk ishte rastësi që u bë në ditën e rekomandimit për çeljen e negociatave.

“Detyra jonë e parë është të shkëpusim politikën nga krimi. Fatkeqësisht kjo do të jetë e vështirë dhe më mirë se çdo ditë tjetër kjo u pa dje. Jo në një ditë çfarëdo, por ditën e hapjes së negociatave Edi Rama pati pafytyrësinë dhe kurajon të mbronte trafikantin e drogës Saimir Tahirin. Madje e mbrojti duke thënë se mosarrestimi i tij është standart i Komisionit të Venecias. Mos vallë nesër do të na thotë se Damian Gjiknurin dhe lidhjet e tij kriminale i mbron standarti amerikan dhe donald tramp, se Vangjush Dakon dhe Qazim Sejdinin e mbron standarti i OKB-së?” u shpreh Basha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *