• |
ide | kryesore

Merkel: Pavarësisht mospëputhjeve, aleanca me SHBA një thesar i madh

Planet



Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se edhe pse ka mospërputhje, aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një thesar i madh.

Merkel u shpreh se synon të diskutojë hapur edhe për çështjet më të vështira me presidentin amerikan, Donald Trump kur ajo të takohet me të javën që e ardhshme në Uashington.

“Aktualisht po kalojmë një kohë në të cilën ka edhe mospërputhje”,- deklaroi Merkel pas takimit me presidentin Emmanuel Macron në Berlin, por ajo shtoi se pavarësisht dallimeve në mendim, ajo i qëndron me vendosmëri aleancës transatlantike.

“Aleanca është një thesar i madh që dëshiroj të ushqej dhe kultivoj”,- u shpreh Merkel.

Merkel pritet të udhëtojë për në Uashington më 27 prill. Kjo do të jetë hera e dytë që Merkel viziton Uashingtonin që kur presidenti Donald Trump erdhi në detyrë, në kuadër të mosmarrëveshjeve mbi tregtinë e lirë, ndryshimeve klimatike dhe menaxhimit të marrëveshjeve dhe organizatave botërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *