• |
ide | kryesore

Punëtori ra nga pallati dhe humbi jetën, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

Lajme



Një punëtor në një pallat 12-katësh në rrugën “Xhorxhi Martini” humbi jetën një ditë më parë pasi ra nga kati i 10 i pallatit në ndërtim. Bujar A., 39 vjeç, banues në Tiranë, ishte duke punuar në strukturën e ashensorit kur ra nga lartësia dhe për pasojë vdiq në vend.

Një ditë pas kësaj ngjarje, policia njofton se ka arrestuar drejtuesin teknik të firmës private që kishte marrë përsipër punimet. Në prangat e policisë ka përfunduar K.P 37 vjeç. Ai akuzohet për mospërmbushje të kushteve të sigurisë në punë.

“Më datë 18.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.P., 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Drejtues Teknik i një firme private, pasi në rrugën ‘Xhorxhi Martini’, tek një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia e hapësirës së ashensorit dhe ka gjetur vdekjen punëtori B.A, 39 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.



1 Comment

  1. nuk duhet vetem ta arrestoni…atij i duhet bere gjyqi dhe denuar per vrasje me dashje. Sepse e ka ditur qe punetori i shkrete ka qene pa mbrojtje dhe perseri e ka lejuar te punoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *