• |
ide | kryesore

Rama akuza opozitës: E pafalshme që ushqeni me baltë forcat që janë kundër zgjerimit të BE

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa sulmuar opozitën sot nga foltorja e Kuvendit, teksa duke folur për rekomandimin e KE për çeljen e negociatave të vendit tonë me BE, akuzoi opozitën se ka transportuar baltën, fjalorin dhe sherrin e brendshëm politik në vendet e BE, duke folur kundër Shqipërisë.

Është e pafalshme që qoftë edhe një person që ka mundësinë të komunikojë në BE ti bashkohet këtyre individëve dhe forcave duke ushqyer me baltën e prodhuar në vend, ato forca që janë kundër zgjerimit të BE. 48 orë më parë, kjo ka ndodhur në Berlin, e do të vazhdojë të ndodhë deri në sekondën e fundit dhe që e bën të sekëlldisshme marrëdhënien me opozitën, e cila është larg së qeni aq e pjekur për të qenë në lartësinë e këtij momenti ku çdo shqiptar që ka mundësi të thotë një fjalë për vendin në gjuhë të huaj të thotë fjalën e duhur në shërbim të vendit të vend. Opozita në rastin më të mirë të mos flasë kundër vendit, e në rastin ideal të bashkohet me ne në këtë përpjekje, rruga e anëtarësimit është e gjatë, duhet kontributi i të gjithëve.”- tha Rama.



1 Comment

  1. Akoma me keto fraza idiote se le nam. Iku koha kur njerezit zgerdhiheshin me shakate e kripura te Duces. Nxirr ndonje gje tjeter se je bere bajat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *