• |
ide | kryesore

Rama flet për ndalimin e hyrjes në SHBA të Tom Doshit

Lajme, Të fundit

Edi Rama deklaroi se është surprizuar dhe ndihet i keqardhur për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të ndaluar hyrjen në SHBA të deputetit Tom Doshi.


Kryeministri shtoi se nuk ka informacion për këtë vendim të DASH.


“Me thënë të drejtën u surprizova dhe jam i keqardhur, s’kam cfarë them më shumë se s’kam as informacion për këtë, jam shumë i keqardhur” – u shpreh Rama në emisionin Real Story.

I pyetur nëse ka ndonjë koment për të njëjtin vendim të marrë nga DASH për ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla, Rama u shpreh se sërish ndihet i keqardhur.

“I keqardhur, të njëjtën gjë kam. Natyrisht nëse ndodh një gjë e tillë s’mund të të vijë mirë se ka qenë ish kryeprokuror i Republikës.” – u shpreh Kryeministri. ©LAPSI.AL 

4 Comments

  1. po ca keq te vjen o ordiner. Ti je mbas keaj Edrame dhe tashti del e ben interesantin. E perdore Tomen dhe leket e tij per te ardhur ne pushtet dhe tani i fute thiken pas shpine sic e ke zakon

  2. Ky njeri nuk njeh shoke dhe miq
    Ky shet cdo gje me vlere dhe pa vlere.
    Po nuk eshte vetem se dhe te tjeret nuk jane “bura” me te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu