• |
ide | kryesore

Rikthim në Luftën e Ftohtë? Pranë ndërprerjes fluturimet direkte SHBA-Rusi

Planet, Të fundit



Lidhjet e direkte të fluturimit midis Rusisë dhe SHBA-së mund të ndërpriten plotësisht, për shkak të politikës së vazhdueshme të Uashingtonit për “bllokimin e vizave” ndaj shtetasve rusë.

Kështu njoftoi Ministria e Jashtme e Rusisë, e cila pohoi ngelet e hapur mundësia që të dy vendet mund të mbeten pa transport të drejtpërdrejtë ajror.

“Aeroflot, e cila është e vetmja kompani që operon fluturime të rregullta midis Rusisë dhe SHBA-ve, mund të detyrohet t’i ndalë ato, pasi pilotët e saj po përballen me vështirësi me vizat amerikane” – thuhet në një deklaratë që ministria shpërndau për mediat.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Rusisë janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Vetëm dy javë më parë, Uashingtoni dëboi 60 diplomatë rusë nga vendi, veprim i cili u pasua nga një përgjigje e njëjtë ruse. 60 diplomatë amerikanë u dëbuan nga Rusia. Shkak u bë helmimi i ish-spiunit rus, Sergei Skripal në Britaninë e Madhe. Ky vend akuzon Moskën për helmimin e Skripal dhe vajzës së tij, gjendja e të cilëve është së fundmi në përmirësim. Aleatët u solidarizuan me Britaninë e Madhe. Mbi 100 diplomatë rusë u dëbuan nga aleatët e NATO-s, ku edhe Shqipëria dëboi dy diplomatë rusë.

Për shumë analistë, madje dhe vetë ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, periudha që po kalon Perëndimi tani me Rusinë, është më e tensionuar se “Lufta e Ftohtë”. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *