• |
ide | kryesore

Shembja e urës në Kurbin, banorët paralajmërojnë protesta

Lajme, Të fundit



Banorët e pesë fshatërave të Kurbini kërkojnë që të riparohet ura e Drojës, në Mamurras.

Ura është shembur që në fillim të dhjetorit nga shirat e rrëmbyeshëm.

Në rast se nuk ndërhyhet shpejt banorët shprehen do iu drejtohen protestave dhe bllokimit të rrugëve.

Kanë kaluar plot pesë muaj dhe mijëra banorëve iu duhet të zvarriten me frikë për të kaluar mbi urën që i lidh me qendrën administrative Mamurras.

Për vetëm 200 metra urë, banorët ecin me kilometra të tëra për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Mes problemeve të panumërta të fshatrave, banorët kërkojnë vriparimin e saj, pasi siç thonë, ajo i ka izoluar totalisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *