• |
ide | kryesore

Tirana e mbytur nga retë e kuqe të pluhurit, meteorologia shpjegon fenomenin

Lajme, Të fundit

Këtë vit, sipas sinoptikanëve, retë e dendura me grimca pluhuri kanë mbërritur më herët për shkak të erës që fryn me drejtim nga veriu, ndikuar edhe nga luhatjet e temperaturave. Parashikohet që tymnaja e reve te kuqërremta të jetë një imazh që do të na shoqërojë deri në fillimin e javës Sipas meterologes Tanja Porja, retë e pluhurit janë më të dukshme gjatë pasditeve dhe mbrëmjeve. Për aq ditë sa do të kemi shi në territor, edhe pluhuri që shtegton nga kontinenti afrikan do të jetë prezent në vendin tonë. Vetëm pak kohë më parë, smogu saharian solli pasoja të mëdha në Greqinë fqinje. Situata ishte tejet alarmante pasi niveli i mikogrimcave në ajër ishte më i lartë në dhjetë vitet e fundit. Në shumë zona të Athinës, për shkak të pluhurit saharian, dielli nuk mundi të depërtojë.



1 Comment

  1. Po keto tarracat me peme te lali erit mund te na shpetojne nga pluhuri, i squt ku i shkon mendja, lulishtet behen kulla, taracat behen lulishte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu