• |
ide | kryesore

Tri mësime nga rishfaqja e Tahirit

1, Ide



Rikthimi i ish ministrit të Brendshëm në sallën e parlamentit, shërbeu si një mizanskenë e mirë për të ndriçuar shumë nga ngjarjet dhe personazhet e dramës që po luhet kohët e fundit.

Ndoshta qe një rastësi, por ish krahu i djathtë i kryeministrit, njeriu tek i cili Rama kishte pasur më shumë besim dhe tani ka dyshimin se mund të jetë “një vemje e padenjë për racën njerëzore”, u shfaq në Kuvend ditën kur aty po celebrohej rekomandimi i Brukselit për hapjen e negociatave. Shumë burime diplomatike nga kancelaritë e rëndësishme, i kanë shpënë sinjal Edi Ramës se Këshilli i Ministrave të BE nuk mund ta miratojë këtë rekomandim, nëse shumica në pushtet vazhdon ta ruajë imunitetin për ish ministrin e Brendshëm. Ndaj koincidencë apo jo, rishfaqja e njeriut të “policisë që deshëm”, në këtë seancë të shënuar, ishte simboli më i mirë për të treguar se sa të lidhura fort janë rruga europiane e Shqipërisë dhe ndëshkimi i atyre që jemi mësuar t’i quajmë peshq të medhenj.

Lexo më tej:

VIDEO/ Sa ke rrjedh, Berisha filmon me celular Tahirin, çfarë thanë mes tyre (E plotë)

Mësimi i dytë ka të bëjë më mënyrën se si u soll kryeministri Berisha me këtë prezencë të paralajmëruar. Pasi kishte botuar në Facebook lajmin se ish krahu i tij i djathtë po e kërcënonte Edi Ramën, “lideri historik” xhiroi një film të vërtetë në seancën e sotme. Ai u çua nga salla, shkoi tek vendi i Tahirit dhe filloi t’i përmendë Habilajt, duke u kujdesur që më parë të ndizte kamerën e telefonit dhe ta transmetonte live sherrin e paramenduar.

Situata u bë sa groteske, aq edhe komike. Paramendoni se në ç’vend të qytetëruar mund të ndodhë, që një ish kryeministër të sillet si një velinë instagrami dhe të filmojë veten në zënkën që e ka inskenuar më parë? Imagjinoni se ç’efekt mund të ketë tek publiku i thjeshtë ky lloj të konceptuarit të politkës si spektakël?

Në ato çaste u duk se më e rëndësishme se ajo që do të thoshte, për Berishën vlente show që ai do të bënte. Se më shumë sesa mesazhi, ai ishte i interesur t’u tregonte njerëzve, se qe vetë i pari që shkoi t’i thyente hundët, sy më sy, mikut të Habilajve.

Kjo prirje për ta shouizuar politikën, për ta shfaqur atë urgjentisht në rrjetet sociale, për t’u fokusuar më tepër tek shtrirja e audiencës sesa tek thellimi mbi problemin, ngre një pyetje: A mos edhe opozita është prekur nga virusi ramist i perceptimit të politikës si spektakël?

Dhe kur këtë e bën Sali Berisha, dilema bëhet edhe më e mprehtë: Mos ndoshta PD-së më shumë i intereson të shfaqet sikur lufton Tahirin, sesa të arrijë qëllime dhe objektiva konkrete?

Lexo më tej:

Video/ Saimir Tahiri citon Ramën: S’ka bir nëne dhe bir kurve të më pengojë mua!

Mësimi i tretë gjendet në atë që shumëkush e etiketoi si kërcënimin e drejtëpërdrejtë të Tahirit për kryeministrin. Megjithëse ish ministri e mohoi më pas këtë interpretim, huazimi i shprehjes së Ramës “S’ka bir nëne dhe bir kurve të më pengojë mua të flas”, ruan gjithë ambiguitetin e një gjuhe të dyfishtë. Dhe ai forcon hipotezën se Rama po e mbron ish krahun e tij të djathtë nga frika se ai disponon materiale kompromentuese për atë vetë.

Përndryshe nuk ka arsye tjetër se si të shpjegohet këmbëngulja në ruajtjen e imunitetit, duke përdhosur vetë reformën në drejtësi dhe pavarësinë e këtij pushteti. Përndryshe nuk ka arsye tjetër që do ta detyronte kryeministrin edhe në sy të Mogherinit, të përdridhej duke thënë se prokuroria nuk i kishte servirur fakte të tjera.

Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Tahiri lëshoi njëherë kërcënimin se qe i gatshëm të fliste, kur dha intervistën në “Opinion” në prag të arrestimit. Ai e përsëriti edhe njëherë atë që shumëkush e perceptoi si shantazh, tani, kur po përflitet një kushtëzim ndërkombëtar që e lidh imunitetin e tij me hapjen e ardhshme të negociatave.

Prandaj, shfaqja e paralajmëruar e ish ministrit të Brendshëm në parlament qe një rast i mirë për të na dëshmuar se sa i lidhur është fati i tij me të ardhmen europiane dhe se si kjo çështje, që shpesh opozita i jep trajtat e spektaklit, po përjetohet si një makth nga Edi Rama.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Lum si ne shqiptaret qe kemi “mendjendriturin” Andi qe na i spiegon te gjitha! S’ka nevoje te kesh sy dhe veshe apo dhe tru te kuptosh se cfare ndodh ne Shqiperi! Ke Andin qe te sqaron bile se cfare mendojne keta njerez si Salehu ! I squte! Ne jemi armiq te njeri tjetrit! Dhe Andi eshte shembulli se si arrin njeriu shqiptar te behet funderine! Nuk na leme te gezohemi sepse duhet ta kishte bere Sala pranimin per hapjen e negociatave, jo Rama!

  2. Shume e sakte ,duhet ndergjegjesim per eropianizimin dhe duhet qe udheheqjen e vendit ta udheheqe nje ekip me gazetare,analiste dhe opinioniste te pavarur sepse vetem ata nuk I perulen politikanve.

  3. Ca te bajme na vallahi katnare te pashkolle lum na qe kemi dylbera si Andi,Shkullaku ,trurrjedhurin Lubonja,bixhozcinjte Zheji e Rakipi dhe ne fund kameramanin Sali Berisha

  4. Ca te bajme na vallahi katnare te pashkolle lum na qe kemi dylbera si Andi,Shkullaku ,trurrjedhurin Lubonja,bixhozcinjte Zheji e Rakipi dhe ne fund kameramanin Sali Berisha se ene ajo vegla nuk do na ngrihej pa keta

  5. Bushat,cdo problem ,ti perpiqesh ta komentosh si show,dhe kjo tregon,se ne te vertete nuk e din se cdo te thote show.Per piken e dyte,qe ta marresh vesh ti dhe shoket e tu,Saliu,sot ne parrlament,beri ate,qe duhet te benin te gjithe deputetet qe ishin ne ate salle,me perjashtim te Rames.Kjo tregon,se jo vetem Rama,eshte mburoje,pra sepse na qenka i perlyem me Tahirin,por sic tregon vete ky fakt,qe jo vetem nuk ja thane ne sy,ashtu sic ja beri Saliu,por disa shkuan edhe e perqafuan me permadhim.Ne ato perqafime (krejtesisht fallso )ata,e sidomos femrat me te perfolura ne mediat shqiptare,sikur i thonin:Saimir,edhe une nuk jam kunder teje,prandaj,nese ke ndonje gje edhe per mua,me kurse,sepse jam krejtesisht me ty (megjithe se nuk ja thane me ate sinqeritet droge,sic e tha dikur kryetarja e Freshit,qe kishte harruar dhe ngaterruar shtepine ku kish rene per rte fjetur,me shtepine ku u zgjua mbas atij gjumi droge).Ti Bushat,kujton ate thenien lapidare te gjyshit tend,se partia dhe ligji-ketu- jam une,pra edhe vendimet i marr une.Por kjo thenie ishte ne ate kohe,ne mes injoranteve,e asnjeri prej tyre nuk e kuptoi,permbajtjen e saj.Ndersa Saliu.ja tha ne mes te kuvendit,ne mes deputeteve (qe jane me dy-e me shume diploma),qe po festonin ate qe edhe ti po e tregon habine,se perse po festojne.Konkluzioni:te gjithe ata qe nuk ja thane ne sy,ate qe Saliu edhe ja filmoi,se bashku me ty,qe veprimi i Saliut te duket si Show,jeni shoket e Saimirit,mbeshtetni veprimtarine e tij,sepse edhe jeni te perlyer,ne nje apo tjeter forme,dhe kerkoni te mbani me cdo kusht,Shqiperine nen kriminelet,te korruptuarit,te drroguarit,te trafikanteve te drogerave te ndryshme,si dhe te qenieve njerezore,qe kerkoni ta zbrazni vendin dhe te mbeteni vtem ju-komunistet e paster dhe trashegimtaret e atyre,qe nuk e lane Shqiperine te marre fryme lirisht.Te gjithe duhet t’i themi Bravo-Saliut,dhe jazek atyre qe u struken,apo edhe me keq,qe u jargavisen,me ate tip krimineli,qe solli vetem shskaterrimin e shqiperise e sidomos te policise.

  6. O Ilo pidhuci, po kemi edhe Mero Bazen, Endri Fugen, MInxhoain, MUCNANON, Nazarkot…
    NUk jemi vetem, kemi shoke plot!

    1. Pidhuc je vete se une ta caj bythen o pleh i plehrave te shqiperise nuk me plas mu as per ty as per ato qe permend ty,me plas vetem per kete vend ku kemi lindur koken ku ikem ne 97 prej atij kryeplehut qe tall dhe bythen me telefon duke bere kameramanin dhe ku cdo here qe kthehemi nuk po shohim asgje se mbari nese ke noj gje me Meron shko po ta mbajti ne Tirane e ke po Merua burrave me te mire se ti e une ua ka kthyer kupen prandaj mbaj gojen dhe vazhdo me etike te hash ne halen e plehrave qe te te vije era 1 km larg mut se ne e kemi pare jeten larg asaj halese qe jetoni ju dhe ndoshta nje muaj ne vit ndjejme eren e asaj prandaj mbaj gojen

  7. Ne piken e dyte te shkrimit ka pak ngarkese politikendaj veprimit te z SALI, per auto filmimin me ish ministrin e brendeshem .Kete veprim duhej ta benin operatoret e televizioneve, dhe gazetaret qe asistonin ne parlament, qe ta demaskonin ardhjen e tij si ofendim per parlamentin epastertine e figures se deputetit, pavaresisht se ai eshte akoma ne proces, se duhej te ishte brenda , por fale qeverise eketij kryekanabisti KM, ai (ish ministri) livadhis sikur ska ndodhur, e s;ka bere gje.Diskriminimi figurativ qe i beri ketij z SALI, duhet ti sherbeje tere shoqerise shqiptare qe te marrin vesht e ta dine se ne shqiperi denohen te pa fajshemit, e lirohen drogmenet e hajdutet. Ky eshte sistemi i pushtetit te qelbesirave.

  8. Nuk shoh as nje mesim nga dalja ne skene e deputetit Tahiri. Por shoh nje klase politike te pabesueshme moralisht e tejet te lodhur menderisht e mbi te gjitha te trembur nga fakti qe shqiperia faktikisht eshte nje “protektorat” e ata ndjehen te pasigurte per te ardhmen e tyre ne kete “katundin e tyre” ku nuk lane gje pa vjedhur e pa shkatarruar

  9. Kunder Tahirit s’ka asnje fakt! Per Berish kriminelin ka fakte dhe per Bashe por injorantet si puna e Andit dhe Brrishs eshte madheshtore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *