• |
ide | kryesore

Trump për bisedimet me Kim Jong-un: Tërhiqem po dështuam

Planet
Kim-Jong-Un-attack-Trump-US-world-war-740550.jpg



Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ai do të tërhiqet nga bisedimet me Kim Jong Un nëse ato nuk do të jenë të frytshme.

Në një konferencë të përbashkët bashkë me kryeministrin japonez, Shinzo Abe, Trump u shpreh se duhet të vazhdohet me presionin maksimal ndaj Koresë Veriore për çarmatosjen nga armët nukleare.

Abe po qëndron në vilën Mar-a-Lago në Florida për bisedime me Trump.

Më herët Trump tregoi se drejtori i CIA, Mike Pompeo, ka bërë një udhëtim sekret për në Korenë Veriore për t’u takuar me Kim Jong-un.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *