• |
ide | kryesore

Video/ Banorët në protestë, kërkojnë rikonstruksionin e rrugës Durrës-Shijak

Lajme, Të fundit



Ashtu siç e planifikoi edhe dje, me iniciativë të një emigranti shqiptar, dhjetëra banorë të tjerë i janë bashkuar protestës së sotme duke bllokuar kështu rrugën Durrës-Shijak.
Banorët e Xhafzotajt kanë bllokuar këtë aks në shenjë kundërshtie për gjendjen në të cilën ndodhet rruga e tyre. Ata shprehen se rruga është ndërtuar shumë vite më parë, ndërkohë që rikonstruksionin e saj nuk e merr askush përsipër.

Kujtojmë se 33-vjeçari Orges Sinjoni, protestoi dje me vazo lulesh në rrugën Durrës-Shijak, ndonëse prej 20 vjetësh jeton e punon në Itali. Ndërkohë ai bëri thirrje që sot qytetarët t’i bashkohen në protestë, tubim për të cilin ka marrë edhe leje nga komisariati i Policisë së Shijakut.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *