• |
ide | kryesore

Video e Berishës në Kuvend, Tahiri nxjerr foton duke qeshur

Lajme, Të fundit



Deputeti socialist Saimir Tahiri reagoi sërish ditën e sotme, pas pranisë të tij në Kuvend, ku dhe u filmua live në Facebook nga Sali Berisha.

Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka ironizuar Berishën duke nxjerrë një foto gjatë seancës, kur ish-kryeministri po e filmonte. (video poshtë) 

“Kur gjyqin ta ben djalli… Ky qe fshiu kamerat e Kryeministrise ne 21 Janar e nuk u denua, sot me filmonte mua”, shkruan Tahiri.

Edhe pse flitet për një arrestim të mundshëm të tij para vendimit të qershorit për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, Saimir Tahiri është futur në rolin e një njeriu të sigurtë, që përpos ironisë në përgjigje të akuzave të rënda nga opozita dhe Berisha, është edhe aktiv në rrjetet sociale ku poston foto i qeshur e i sigurtë.

Berisha bëri thirrje për largimin e Tahirit nga seanca. Sipas tij, Rama po e kremtonte raportin pozitiv të KE-së për çeljen e negociatave për Shqipërinë, me Saimir Tahirin, të cilin e quajti një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Ballkan. ©Lapsi.al 

saimir tahiri



1 Comment

  1. O -Sale-morrat e kuq jane te lidhur si rrjeta e Merimages nuk cahen kollaj sa te kene partine”te forte”me ne krye –edvin -kristaq-ramen-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *