• |
ide | kryesore

VIDEO/ ‘Sa ke rrjedh’, Berisha filmon me celular Tahirin, çfarë thanë mes tyre (E plotë)

Lajme, Të fundit



Ardhja e Saimir Tahirit në seancën e sotme të Kuvendit ka shkaktuar mjaft tensione me opozitën. Ka qenë ish-kryeministri Berisha ai që sapo e ka vënë re në sallën e Kuvendit, ka kërkuar që ai të dalë jashtë.

Ndërkohë pa më vonë Berisha i është afruar Tahirit duke e filmuar dhe duke e postuar videon live në faqen e tij në Facebook. Në këtë moment ka pasur edhe një debat mes tyre, ku Berisha është shprehur se hapjen e negociatave po e festoni me Habilajt. Ndërsa Tahiri dëgjohet t’i thotë si je çmendur kështu. 

Debati i plotë mes tyre:

Berisha niset me celular në dorë: Ku është ai?

Tahiri: Sa ke rrjedh mo burrë! Sa ke rrjedh!

Berisha: Po e festoni me Habilajt! Po festoni në me Habilajt! Ja pra!

Tahiri: Pse je çmendur kështu?

Berisha: U fut si pyetje, e di ç’i bëri Edi Ramës? Po s’fole të nxora dosjen.

Tahiri: Si je çmendur kështu? Si je çmendur kështu?

Berisha: Ja ku e keni dëshminë e pengut të kryeministrit tuaj! Ja ku e keni! Dje ishte me Gaz Demin. Pyete çfarë i tha Gazit dhe Dash Pezës?

Tahiri: Si je çmendur kështu mo?



5 Comments

  1. Saimir,vetem nje i cmendur ( si ti ),perserit te njenjten fjali,disa here.Nuk te nxori dot goja,asnje fjale tjeter,dhe normale.Burre ,pa burreri,memec si nje idiot.

  2. ky sdi me perdor as celularin. ca na tregoi me kete video, e ka mendjen thejsht per show. per ca u duhet shqiptareve ajo video, per ca i paguajm ne keta parlamentaret tane, te bejn video e llogje ne parlament. cfar fituan shqiptaret me gjestin heorik te ketij. shqiptaret do fitojn vetem kur vetingu te behet realisht ne politik , dmth kur sipas rradhes; Berisha, Basha, Meta, Rama, Tahiri e vazhdon zinxhiri , te jen te gjith shok qelie. atehere shqipet mund te thon se drejtesia ka vonuar po nuk ka harruar.

  3. Ky sociopat provoi te behej mjek, shkrimtar, komunist, demokrat, plitikan, tani ne fund kameraman, por gjithmon mbeti nje provincial primitiv duke filluar qe nga menyra se si ecen, sikur ka perpara nje tufe me lope, edhe deri ne menyren se si nderton mendimin i afte per te bere per vete shtresen e populsise me aftesi mendore te kufizuar.

  4. 0o i pa emer si ke pseudoimin keshtu pa emer do mbetes . ai i ka fituar titujt profesor dhe doktor fale zgjuarsise dhe nuk eshte si ty besoj nje lopcar i pa shprese

  5. O lai eri, meso te shkruash ne fillim, o analfabet i pashprese. Te adhurosh kete plak te rrjedhur, ish skizofren, do te thote qe edhe ti ben pjese tek ata me aftesi mendore te kufizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *