• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tom Doshi i bërtet në parlament, Rama ndryshon temë menjëherë

Lajme, Të fundit



Edi Rama ishte duke folur për çlirimin e drejtësisë nga të korruptuarit, për ndëshkimin e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar dhe për ndëshkimin e politikanëve të korruptuar, kur nga salla e parlamentit u dëgjua thirrja e Tom Doshit: “Po ti a do ta bash vetingun?”.

Në videon më poshtë, shkëputur nga fjalimi i Edi Ramës në parlament dallohet që kryeministri menjëherë ndryshon temën e fjalimit, duke kaluar tek ekonomia, si shpëtim për sulmin e deputetit shkodran.

“Nga ana tjetër është me fort rëndësi të theksohet se në këtë fazë të re siç ka ndodhur me të gjitha vendet, vendi fiton një fuqi të re tërheqëse në aspektin e zhvillimit ekonomik” vazhdoi të thotë Rama pas pyetjes që i drejtoi Tom Doshi. U duk se kryeministri kaloi në retorikën për nxitjen e investimeve të huaja, rritjen e punësimit etj, kur pa si u acarua Doshi, kur ai fliste për të korruptuarit.

Pak ditë më parë Tom Doshi, një mbështetës i hershëm i Edi Ramës u shpall “non grata” nga ambasada amerikane pasi Departamenti i Shtetit pretendon se ka të dhëna për përfshirjen e tij në çështje të mëdha korrupsioni. Acarimi i deputetit shkodran, mund të interpretohet si shenjë se Tom Doshi fajëson Edi Ramën për këtë vendim të ambasadës amerikane.

Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=Pko1VbWTfOc&feature=youtu.be



5 Comments

  1. Duhet ti qendroi kerkeses per veting tere qeverise, se vetem keshtu zgjidhet nje here e mire se kush po na drejton, e na ka drejtuar pushtetin dhe suita e tije..Me qe th se gjysma e ketij parlamenti eshte e kompromentuar. U befte si te jete me e mira. Kjo te vazhdoi deri sa tu dalin te pa larat, qe populli te shpetoi.

  2. Duhet ti qendroi kerkeses per veting tere qeverise, se vetem keshtu zgjidhet nje here e mire se kush po na drejton, e na ka drejtuar pushtetin dhe suita e tije..Me qe th se gjysma e ketij parlamenti eshte e kompromentuar. U befte si te jete me e mira. Kjo te vazhdoi deri sa tu dalin te pa larat, qe populli te shpetoi.

  3. Te me falin komentusit, miq te portalit, por kur shikoj komentet e nji karagjozi rilindas ,,I Paemer,, me vjen nje peshtirosjeper vete ate e emrin qe del idjegur, i humbur. Por qe vjen e na qun handikapet , me cmiren, e pergatitjen partiake qe ika dhene i cmenduri i partise se tij, ky komentues, kacak, guerrilas komunist nuk do mund tena largoi nga mendimet, ekerkesatper te dhene qe shoqeria te ece para, por jo me te tille skorie te shoqerise.

  4. Ashtu te lumte!
    Pastroni skorjet, kacaket, guerriasit, komunistet, qendroni stoik pa u larguar nga istikami qe shoqeria dmoniste te ece perpara sic na ka mesuar Partia me Shokun Sali ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *