• |
ide | kryesore

Berisha: Pse burgimi i 4 kuksianëve rrezikon bllokimin e hapjes së negociatave me BE

Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi se vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkodër, për të mbajtur në burg 4 nga kuksianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit, bllokon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Berisha e arsyeton këtë parashikim të tijin duke thënë se mbajtja në burg e këtyre katër protestuesve shkel në mënyrë flagrante Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Për ish-kryeministrin, Flroin Onuzi, Elton Cengu, Xhevair Gashi dhe Vasil Laci janë të burgosur politikë dhe Shqipëria është i vetmi vend në kontinentin europian me të burgosur politikë.

Sali Berisha bën thirrje në Facebook që shqiptarët të përmbysin qeverinë e Edi Ramës, të cilin e bën përgjegjës për vendimin e Gjykatës sot, duke thënë se shqiptarët duhet të shpëtojnë me çdo kusht të ardhmen europiane të vendit. ©LAPSI.AL 

POSTIMI: 

Vendim stalinist i kryegjykatesit Edvin Kristaq Rama!

Shqiperia shpallet vendi i te burgosurve politik!

Te dashur miq, thyerje te rende te Kushtetutes dhe Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut sot ne sallen e krimit politik, ku me urdher te Edvin Kristaq Rames u vendos te mbahen ne burg kater heronj te protestes se Kukesit; Florin Onuzi, Elton Cengu, Xhevair Gashi, dhe Vasil Laci.

Shqiperia qe sot shpallet vendi i te burgosurve politik!

Edvin Kristaq Rama per urrejtjen e tij aterore per kuksianet kercenon me vendimin e sotem bllokimin e hapjes se negociatave me BE pasi BE nuk mund te negocioje me vende qe mbajne te burgosur politik!

Shqiperia qe sot hyn ne greminen e perjashtimit nga Keshilli i Europes per shkeljen flagrante te Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe si i vetmi vend me te burgosur politik ne kontinentin e Europes.

Ky vendim eshte thirrje per mbare shqiptaret te shpetojme me çdo kusht te ardhmen tone europiane, duke permbysur sa me pare narkoshtetin dhe kliken e tij me ne krye Edvin Kristaq Ramen! sb



2 Comments

  1. Po ti mor ndyresire vrave kater demostrues te pafajshem, fshive regjistrimet e kamerave, ofendove si nje funderine e shoqerise k/prokuroren dhe presidentin, s’le poshtersi pa bere dhe sot ata qe veprojne sipas ligjit i quan staliniste duke qene vete nje komunist i brumosur me doktrinen staliniste.
    Lodhu sa te duash memorjen kombtare nuk e sfidon dot. Historia do te vleresoje si kriminelin me te madh te popullit Shqiptar.

  2. Nuk i pelqej komentuesit Pa emer por ky me lart i lumte dora! Te ishte Brrish Vicidoli i kishte vrare se ai nuk dorezohet se eshte malcor! Na myti injoranca e salinianeve dhe LSI-se!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *