• |
ide | kryesore

Çani: Tahiri do ta hajë si “Qemal Stafa”. Ish-ministri: Unë e di nga e kam!

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon të flasë me kode kur përmendet kryeministri Edi Rama.

Në emisionin “Zonë e Lirë” tha se nuk i kishte pëlqyer batuta e Ramës se “ishte rritur nën hijen e tij”.

“Unë nuk do ta kisha thënë. Në fund të fundit jemi rritur të dy nën të njëjtin diell” – tha Tahiri.

Më pas Çani bëri një paralele me Qemal Stafën i cili sipas tij “e hëngri nga Enveri” dhe “Tahiri mund ta hajë nga Rama”.

“Nëse Qemali nuk e dinte nga i erdhi, unë e di nga e kam. Nuk ka shanse dhe nuk mendoj se do ta kem nga Rama” – tha Tahiri. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *