• |
ide | kryesore

Deputeti i PD: Shqiptarët nuk dinë të bëjnë shtet, të varfër dhe injorantë

Lajme, Të fundit



Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News thotë se shqiptarët nuk kanë ditur të ndërtojnë shtetin dhe Evropa do të na ndihmojë në këtë drejtim.

Shehi: Unë them që Evropa do të na shërbejë jo për të përmirësuar ekonominë. Do të na ndihmojë për të ngritur në këmbë shtetin shqiptar. E kemi treguar me vite se paskemi një dobësi të madhe në këtë fushë. Kush merr pushtetin e bën sipas qejfit të vet, shpesh herë mendja më e mirë shqiptare ka përfunduar tek mendja e kushërinjve dhe asnjëherë nuk ka qenë një mendje institucionale për të ndërtuar një shtet me baza dhe afatgjatë. Evropa na duhet për të na detyruar me kushtet që vë. E treta pastaj, do të na ndihmojë edhe për ekonominë. Ne do të dorëzojmë sovranitetin në shkëmbim të një hapësire. Duke qenë Evropa këtu prezent unë do të ndihem më i sigurt me Evropën se sa sot me qeverinë. Ne shqiptarët e varfër të Ballkanit dhe injorantë të kemi frikë gardianët.



12 Comments

  1. O Dash pa brire dhe pa kope po mire mo po prape njerzit e thjeshte e kane fajin qe nuk behet shtet,po ju burrat “shtetberes” perse merrni rrogen kot ne parlament apo te shkoni dhe te ziheni te qarraviteni dhe pastaj te na beni llogje ekraneve jo mo shtet nuk behet prej ju plehrave politikane qe e keni mendjen si e si te vidhni dhe jo te beni ligje dhe te krijoni mekanizma qe ti zbatoni ato sepse nuk e beni dot pasi jeni mesuar me ato paudhesite tuaja lereni popullin rehat po thuaj troc qe ne 28 vjet shqiperine e sundon nje klase politike hajdutesh vrasesish dhe bythqirash

    1. Komenti yt edhe i disa rilindasve të tjerë vërteton se Dash Shehi ka të drejtë, se po të ishte ndryshe nuk do të zgjidhnim të na përfaqësonin edvinin, taulantin, erjonin, frokun tomën e shumë të tjerë.

  2. o dash droga ju nuk doni sepse doni te vidhni,prandaj nuk beni shtet ,por dhe europa me ameriken me kurvat dhe hajdutet qe dergojne ketu nuk duan te bejne shtet ,duan te na grabisin sebashku me banden qeveritare,eshte e habiteshme thenja e ketije apo kurtizanes bregu qe sa je jashte be mund te vjedhesh ,te grabisesh,te japesh koncesione te kapesh drejtesine,te mbrosh kriminelet qeveritare sa te duash,por pastaj me shkopin apo pjeshket emogherinit,vlahutinit,kinezit lu apo hahnit dhe kmutit do te nderpriten prandaj duhet ta ndihmojme dhe perkrahim kete bande qeveritare qe te arrije qellimin .d.m.thpastaj keta duhet ti gezojne e trashegojne parate e grabitura vete dhe familjaret e tyre dhe ne do te jetojme te lumtur me gishtin nga mbrapa,Cudi e madhe ,megjithate ne kete mut vend cudi eshte qe te mos ndodh dhe shohesh cudi,

  3. O Dash! Mund te na shpjegosh konceptet e tua per shtetin, varferine e injorancen? Edhe Edi si ty flet kur te drejtohet ty me sarkezem qe je pijanec e tirons!

  4. Dashi paska pi raki esell. E para aprovon tezen qe thone Serbet prej 100 vjetesh se Shqiptaret nuk bejne dot shtet.

    E dyta eshte kontradiktor sepse nga njera ane thote se do na ndihmoje Europa te bejme shtet dhe nga ana tjeter thote se do ti dorezojme sovranitetin burokrateve te Brukselit. Kjo del qarte se nuk do kemi me shtet do jemi nje koloni pjese e perandorise se re komuniste te Europes. Do kemi nje keshilltar ka shume mundesi Gjerman per financat, dhe nje tjeter per politiken e jashtme nje per policine e sherbimet e fshehta dhe nje per ushtrine. E cfare ngeli per shtet ketu?

    Konkluzioni eshte se u lodhem po nuk bejme do gje vete prandaj me mire te na qeverisin te tjeret. Besoj e njejta gje ka ndodhur edhe kur u beme pjese e Perandorise Romake, Turke, Bizantine, e Italise, shtojce e Jugosllavise, e Bashkimit Sovjetik. Shkurt gjate gjithe historise “kemi ra rehat” kur i japim celsat e shpise te tjereve te na qeverisin se vete,….s’dime. Jemi per gjynof pasha zotin, popull koti. Nuk jemi ne gjendje te nxjerrim ne krye njerez qe dine te na qeverisin por vetem karikatura, lloj lloj hajdutesh e kriminelesh qe shfrytezojne injorancen e popullit dhe ne vend qe ta ndricojne e budallallepsin me keq.

  5. Ka ca kohe qe ja fut pordhes Dash Shehi. Kam pas mendim te mire po qe kur tha qe vetem ata qe e kane mbaruar gjimnazin ne Tirane meritojne te punojne ne shtet, ia kam hequr vizen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *