• |
ide | kryesore

Gjysëm ton drogë në makinë, si u arratis polici që trafikonte hashash

Lajme, Të fundit



Zbulohen detaje të reja për policin e komisariatit nr.2 në kryeqytet i cili arriti t’i shpëtonte policisë e të braktiste makinën me gati gjysmë ton drogë.

Burime policore shprehet se bashkë me inspektorin e policisë S.O. ishte edhe një miku i tij, i cili është kapur nga policia. 40-vjeçari me inicialet B.H., banues në Gjirokastër, u arrestua në flagrancë këtë të premte.

Polici nga Tirana mësohet se braktisi në orët e para të ditës së sotme makinën e mbushur me drogë në afërsi të Fushë-Krujës, kur kuptoi që po ndiqej nga policia, ndërsa miku i tij nga Gjirokastra është kapur mat.

421 kilogramët hashash u kapën gjatë kontrollit në dy makina në fshatin Thumanë.

Policia thotë gjithashtu se ka njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standarteve Profesionale, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *