• |
ide | kryesore

Ikën Arsene Wenger, trajektorja 22 vjeçare e një legjende (fotot)

Kryesore, Sport



Asene Wenger me në fund u largua. Sot në mëngjes ai befasoi lojtarët e Arsenalit në stërvitje. I mblodhi dhe ju tha: “Kam një lajm të keq, unë po largohem”. Pas lajmit tifozët e Arsenalit kanë qenë të ndarë, ndërkaq shumica e analistëve e kanë konsideruar ëengerin legjendë.

Shkaqet e largimit

Por cilat ishin shkaqet që trajneri 22 vjeçar i Arsenalit i dha fund karrierës me këtë klub fitoj ne Londër tre tituj të Premier Ligës dhe shtatë FA Cup?

Mes tyre renditen betejat me bordin, lufta e shtrenjtë e transferimeve, vendet bosh të stadiumit dhe pamundësia për ta kualifikuar skuadrën në Champions. Ky sezon ishte më i dobët për ëengerin që kurse është zgjedhur trajner i Arsenalit. Skuadra gjendet në vendin e 6’të më vetëm 54 pikë, por Arsenal është në Europa Ligë dhe ende shpreson ta përfundojë një sezon me një trofe.

Rreagimet

Shqiptaro zviceriani Granit Xhaka ka reaguar pas dorëheqjes së Arsene Wenger nga Arsenali. “Të luaj nën urdhrat e juaj një ëndërr e bërë realitet, një nder. Falëminderit bos, një legjendë e madh. Tani duhet ta përfundojmë këtë sezon në mënyrën më të mirë dhe së bashku ta fitojmë një trofe në fund”, ka shkruar Xhaka.

Ish ylli dhe legjenda e Arsenalit Thierry Henry ka ndjenja të përziera sot pas largimit të ëengerit dhe ka thënë se tifozët duhet që të bëjnë gjithçka për t’i dhënë atij lamtumirën që e meriton.

E ardhmja

Henry thuhet se është kandidat për ta zëvendësuar ëengerin, megjithëse në krye të listës gjenden të dy gjermanë – Thomas Tuchel dhe Joachim Loë.ëengeri i’u bashkua londinezeve në vitin 1996 nga klubi japonez Nagoya Grampus Eight, sipas mediave angleze është kontaktuara edhe nga Reali i madridit edhe nga PSG menjëherë sapo është marrë vesh lajmi i largimit të tij.

 

 

 



1 Comment

  1. Ne futboll (dhe jo vetem) traineret duhet te largohen nga nje ekip kur kane arritur sukses e nuk kane me c’te japin. Te ikin me nder e ti mbahet mend suksesi!
    Ne rastin e Wenger, sukseset i mbahen mend para 10 vjetesh, ka pra 10 vjet qe zvarritet pa trofe duke zbehur ato sukseset e dikurshme! Merite eshte kur njeriu e kupton se duhet hequr dore nga dicka, pa patur nevoje per vite deshtimesh per tu bindur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *