• |
ide | kryesore

Imami: Sot është një ditë e keqe për Partinë Demokratike

Lajme, Të fundit



Arben Imami tha para kamerave se në mbledhjen e Këshillit Kombëtar nuk u lejua diskutimi. Pwr tw, mbledhja wshtw fiktive dhe prandaj nuk priti pwr t’u larguar.

Sipas Imamit, një nga shqetësimet që janë ngritur nga kritikët e Bashës është kontrolli mbi financat e partisë.

Ish-deputeti demokrat u shpreh se mund të ketë organe autonome që kontrollojnë financat e partisë, por kjo nuk është marrë parasysh nga drejtuesit e Partisë Demokratike.

“Partia vijon të mbetet monokratike, nuk lejohen diskutimet, nuk është një ditë e bukur për Partinë Demokratike”, – tha Imami, duke shtuar se do të vijojë të marrë pjesë në mbledhjet e forumeve të kësaj partie.

Kujtojmë se vetëm një muaj më parë mazhoranca akuzoi Partinë Demokratike se është financuar nga elementë rusë për të lobuar në SHBA, pas një artikulli investigative në gazetën amerikane “Mother Jones”.

Partia Demokratike e lexoi këtë artikull si sulm të sponsorizuar nga mazhoranca.

Basha hodhi poshtë çdo akuzë duke theksuar disa herë se ato pretendime ishin orkestruar nga Edi Rama për të fshehur skandalet e qeverisë që drejton.

©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. Sa te trembur jane rilindasit. Shikoni komentin e rojes vigjilente te narkomanit, pernje here japin lajmin e tyre. , Per te bere opinionine partise demokratike. Keta verbale, servilee zorraxhinj, nuk shohin bemat e partise e qeverise tyre qe jo me veprime gangstere e hajdute, por se me kanabisin i ka vene kapakun e vdekjes ketij pushteti. Shihni se cu ka bere DEPARTAMENTI I SHBAse. Fshihni surretin, defosuni pa ju filluar dajaku.

  2. po o gjeneral dite e keqe eshte,sepse po nuk u zgjodhe ti,patozi ,kurtizanja bregu,ruli e ghithe ish hajdutet e PD ka mbaruar demokracia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *