• |
ide | kryesore

Lufta e Dytë Botërore përmes fotove me ngjyra

F1, Planet



Fotot me ngjyra ishin të rralla në Luftën e Dytë Botërore. Shumica dërrmuese e fotografive të shkrepura gjatë konfliktit ishin në të zezë dhe të bardhë, dhe fotografia me ngjyra ishte ende një teknikë relativisht e re.

Është ky fakt që i bën këto foto të botuara në një libër të “Muzet Imperial të Luftës” aq hipnotizuese. Fotot janë të paprekura.

“Po i shihni ekzaktësisht sikurse janë shkrepur. Është e vërtetë që në ditët e sotme është normale të shohësh foto të rregullura, edhe të kthyera me ngjyra, por këto foto janë tamam siç janë shkrepur” – u shpreh autori i librit, Ian Carter.

Imazhet u porositën nga Ministria Britanike e Informacionit. Mësohet se kanë qenë 3 mijë imazhe gjithësej, por pjesa më e madhe e tyre janë zhdukur.

Fotot që mbijetuan u bënë pjesë e arkivave të Muzeut në vitin 1949, dhe disa prej tyre u publikuan për herë të parë pas 70 vitesh.

Në këto foto shfaqen disa detaje të mahnitshme që do të humbisnin në ngjyrë gri. Detaje si ngjyrat portokalli, ngjyra e familjes mbretërore holandeze, në një skenë të çlirimit të Eindhovenit, të Holandës.

Ende duket pak e çuditshme të shohësh fotografi me ngjyra nga Lufta e Dytë Botërore. Ato kanë fuqinë për të të shokuar.

CNN, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

(Ushtari Alfred Campin i Batalinoit të gjashtë, trajnim 1944) 

(Mision bombardues, 1944) 

(Njeriu përgjegjës për D-Day, gjenerali Dëight D Eisenhoëer dhe komandantët e tij të lartë në Shtabin Suplementar Aleat në Londër, shkurt 1944.) 

(Infermiere dhe pilotë të plagosur avionësh në spitalin Royal Air Force të Princeshës Mary në Halton në Buckinghamshire, gusht 1943. Spitali u hap në vitin 1927 dhe trajtoi rreth 20,000 persona gjatë Luftës.) 

(Një ekuipazh i Divizionit të 6-të pastron grykën e tankut të tyre Crusader, El Aroussa, Tunizi, maj 1943.) 

(Avionë Lancaster gati në përfundim në fabrikën e Avro’s, pranë Mançesterit, 1943. Rreth 125 mijë avionë luftarakë u prodhuan këtu gjatë Luftës së Dytë Botërore.) 

(Divizion i Artilerisë Mbretërore Britanike në aksion në Itali, shtator 1943.) 

(Trajnim për hedhjet me parashutë, Uiltshire, prill 1944.) 

(Ekspert vlerësimi të ndërtesave të dëmtuara në Londër. Shumica prej tyre ishin vullnetarë.) 

(Piloti më i mirë i Forcave Ajrore Britanike, komandanti i krahut James ‘Johnnie’ Johnson, me avionin e tij ‘Spitfire’ dhe qeni i tij Labrador ‘Sally’, në Normandi, korrik 1944.) 

(Udhëheqësi i trupave në terren, Sir Bernard Montgomery i shpjegon strategjinë e Aleatëve mbretit Xhorxhi i gjashtë (babai i mbretëreshës Elisabet), në karvanin e tij, në Holandë; tetor 1944.)

(Ushtarë britanikë duke admiruar Akropolisin në Athinë, tetor 1944.)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *