• |
ide | kryesore

Vdes papritur në moshën 28-vjeçare Dj Avicii

F1, Paparazzi



DJ suedez Avicii u nda nga jeta këtë të premte në moshën 28-vjeçare.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii.

Ai u gjet i vdekur në Muscat, në Oman, këtë të premte pasdite. Familja ndihet shumë keq dhe ne ju kërkojmë të gjithëve të respektoni privacinë në këtë kohë të vështirë” – u shpreh menaxheri i tij, Diana Baron.

Problemet që Avicii kishte me shëndetin u bënë të njohura disa vite më parë. Ai vuante nga pankreatiti akut, pjesërisht për shkak të teprimit me konsumimin e alkolit.

Në vitin 2014, ai anulloi shfaqje të shumta për t’u rikuperuar pas operacioneve në tëmth.

Më pas, ai vendosi të tërhiqej tërësisht nga turnetë.

“Duhej ta bëja për shëndetin tim”, – tha Avicii për The Hollywood Reporter në vitin 2016.

“Skena nuk ishte për mua. As shfaqjet dhe as muzika. Kishte gjithmonë gjëra të tjera që nuk më vinin natyrshëm. Të gjitha pjesët e tjera të të qënit artist. Unë jam një person shumë introvert. Gjithmonë e kisha të vështirë. Mendoj se kam marrë shumë energji negative.” – u shpreh në vitin 2016 DJ i njohur.

Avici u shpërtheu si DJ në vitin 2011, kur publikoi hitin “Levels”, e cila fitoi edhe një titull Grammy. Një tjetër çmim të tillë, Avicii do t’a merrte me David Guettan në vitin 2013, me hitin “Sunshine”.

Po në këtë vit, Avicii do të bëhej DJ i parë që do të mbante titullin e ‘Radio City Music Hall”, në Nju Jork.

Në vitin 2013, Avicii lëshoi ​​albumin e tij, True, ku u shfaq super hiti “Wake Me Up!” me Aloe Blacc. Kënga u bë hit nr. 1 në shumë vende dhe arriti kulmin në nr. 4 në Billboard Hot 100.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *