• |
ide | kryesore

Ndryshimet në statutin e PD-së, kur shkarkohet kryetari

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar, për të vendosur mbi ndryshimet statutore ashtu sic ishte premtuar para pak kohësh edhe nga kryetari Lulzim Basha.

Të rejat kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje, thuhet në njofitmin e PD-së.

1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.
2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.
3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent:

1. I hapur për propozime.
2. I bazuar në kritere ta shpallura.
3. I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.
4. I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.
5. I votuar në Këshillin Kombëtar.

Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.

1. 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.
2. Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore
3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës
4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
5. Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

Garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për cddo funksionar dhe të zgjedhur në PD:

1. Kohëzgjatjja e anëtarësimit
2. Kontributi në fushata elektorale
3. Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit
4. Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *