• |
ide | kryesore

Panik në spitalin e Gramshit, 43-vjeçari i sulet me thikë mjekut, prangoset nga policia

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Spitalin e Gramshit, ku një 43-vjeçar i është sulur me thikë mjekut dhe e ka kanosur.

Specialistët e Seksionit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :

B.H, 43 vjeç, banues në fshatin Vinë, Njësia Administrative Pishaj, Gramsh

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas për motive të dobëta ka kanosur me mjet prerës thikë në oborrin e spitalit të Gramshit, mjekun H.K, 58 vjeç, banues në Tiranë.

Pas kësaj ngjarje policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin B.H. dhe ka nisur hetimet për shkaqet e kësaj ngjarjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *