• |
ide | kryesore

Pete Waterman injoron Ed Sheeran për Dua Lipën dhe Rita Orën

Paparazzi, Slider



Producenti më i madh i viteve ’80 dhe i disa hiteve në fillimet e viteve ’90, Pete Waterman ka treguar se nuk do të kishte nënshkruar ndonjë kontratë me yllin e tanishëm, Ed Sheeran.
71-vjeçari thotë se Sheeran nuk do të kishte tërhequr fare vëmendjen e tij nëse do ta kishte dëgjuar të luante me kitarë në fund të viteve ’80. Të njëjtën gjë thotë edhe për këngëtarin George Ezra, i cili kohët e fundit mbajti vendin e parë me albumin “Staying at Tamara’s”.

Në një intervistë për MailOnline, producenti tha se i pëlqejnë shumë dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora:

“Unë e dua muzikën moderne, por unë nuk jam aspak një fans i Ed Sheeran, nuk jam fare. Nuk do të kisha nënshkruar për të. Ai bën këngë të mrekullueshme, mos më keqkupto, por është shumë imitues dhe i vogël.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *