• |
ide | kryesore

Protestuesit e Rrugës së Kombit, trupi gjykues tërhiqet për të marrë vendimin

Lajme, Të fundit



Në një kohë kur ata kanë apeluar për ndryshim të masës së sigurisë, trupi gjykues në Apelin e Shkodrës nuk i pranoi provat e mbrojtjes për 11 kuksianët që ndodhen pas hekurave pas protestës në “Rrugën e Kombit”. Avokatët kanë paraqitur prova të reja dhe fakte sipas tyre që dëshmojnë se klientët e tyre janë arrestuar në mënyrë të padrejtë. Pavarësisht se mbrojtja paraqiti prova filmike, ato nuk u pranuan nga trupa gjykuese. Avokatët deklaruan në seancë se ndalimet e protestuesve janë të paligjshëm dhe se procesverbalet e kontrollit dhe ndalimit nuk kishin orare por vetëm datë.

Pas kësaj, trupa gjykuese u tërhoq për të marrë vendimin. Ndërkohë forca të shumta policie kanë rrethuar Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit të Shkodrës po shqyrton ankimimet e 23 masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Kukësit për protestuesit e Rrugës së Kombit. Pas protestës së dhunshme të 31 marsit, Policia e Shtetit arrestoi 23 qytetarë kuksianë, ndërkohë që 12 prej tyre u lanë të lirë, ndërsa 11 në qeli, pasi ata u përfshinë në një tubimin kundër taksës së Rrugës së Kombit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *