• |
ide | kryesore

Shkarkohet nga detyra, acarohet pas vendimit prokurorja e Shkodrës: Sa vendim i drejtë

Lajme, Të fundit



“Sa vendim i drejtë!” Kështu ka deklaruar prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, duke ironizuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas verifikimit, ka rezultuar se Nikëhasani nuk ka justifikuar pasurinë, duke mos kaluar kështu procesin e Vettingut.

Por sapo KPK ka dhënë vendimin për shkarkimin e Prokurores Nikëhasani, ajo ka filluar të duartrokasë brenda sallës.

E më pas, duke dalë ka filluar të kundërshtojë vendimin, duke e cilësuar të padrejtë.

“Kam se jam nga ata që më vinte turp që të thosha ku punoj, doja të dija se me kë punoja. ILDKPI, më kanë nxjerr gjithmonë korrekte me ato që kam pasur. Duhet marrë parasysh se kam filluar vetëm në 2003 për të deklaruar pasurinë. Kam deklaruar vetëm rrogën time, nuk e dija që duhet deklaruar të gjitha çfarë kisha. Gjithë deklaratat e pasurisë e kanë këtë adresë timen.  Shpinë e bashkëshorti, tokën e bashkëshortit. Ku i çova këto lekë. Atëherë me gjeni shtëpinë, ose me gjeni lekët. Kam 14 vite që shkoj nga Tiranë në Shkodër, por të isha e korruptuar do të kisha shtëpi në Tiranë, si gjithë dynjaja.  Nuk kam shkelur asnjë ligj në jetën time. Vetëm në një vit kam përfaqësuar shtetin në 41 vrasje në qytetin e Shkodrës, kur ka qenë Ina Rama kryeprokurore. Më kanë kërcënuar dhe më është rrezikuar jeta. Më kanë vënë tritol në shtëpi dhe në makinë në vitin 2002, prandaj ika nga shtëpia se u trembën fëmijët, nuk jetohej më aty. Është dosja nuk ma ka gjetur as shteti. Ju po thoni që kam një fuoristradë. Me çfarë të shkoj apo të me hedhin në rrugë si më kanë bërë më parë. Nuk kam asnjë llogari kursimi. Nuk e prisja këtë shkarkim, s’ma ka marrë mendja ndonjë herë.” – u shpreh prokurorja për mediat.

 



9 Comments

  1. Dy apartamente qe nuk dihen ku jane, por jeton dikush dhe ajo je ti (vlera minimale 100 mije euro) dhe toyota land cruiser (minimumi 30 mije euro) dhe ti me rroge shteti ke shku e ke ardh cdo dite nga shkodra???? Sju vje turp se nuk dini te lani as fytyren tuaj jo me te lani gjynahet…… . Per nje gje do jesh e respektuar qe nuk ke deklaruar se ti ka bere dhurate burri ose vjehrra…..

  2. Kjo maskareshe ka qene crocodile ne gllaberimin e Praveen.Asnje veprim nuk e ka bere pa para.Une Kam rast personal me te.Megjithese me njihte personalisht,kishim loze volejboll bashke me dhjetra here dhe me Mori 2 milion leke per asgje.Po te kete veting tamam,Ajo eka vendin ne burg.

  3. U bet milioner te gjth ju!Pa justifikuar dot milionat e tani qani se ju zun bishtin!Mir tju behet ashtu te vuani dhe ju!O te gjith te varfer e te ndershem o te gjit te pasur e hajdut.Ska ktu pasurou 2 veta e tgjith te tjeret te vdesin per buk!

  4. Te vesh e te vish nga shkodra ne tirane dhe anasjelltas ,rroga nuk mjafton. Ti duhet te ishe ne borxhe. Jane zullume qe do ju zinin nje dite , keni vene gjoba sa keni plasur. Ju jeni gjobevenesit me te medhenj pas politikaneve. Merre me sportivitet, n’ato maja rripa rripa.

  5. Shteti shqiptare u kthye ne kazino mafjozash nga qeverisja e Sales..
    Pastaj u be normale, se kush vinte ne qeveri do mbushte zhepat me te madhe, gjithe shqiptaret u korruptuan dhe kane korruptuar, u be jete e perditshme dhe normale te vjedhesh shtetin dhe te korruptohesh..
    Por, ne ate rast u pasuruan ata qe kishin poste te larta ne administrade/qeveri, kurse pjeses tjeter (simpatizantet) ju behesh qejfi kur merrshin nje rroge shteti dhe rrinin e dridhnin zenzhirin tere diten..
    Por fatkeqesisht shqiptare, ajo nuk eshte e ardhmja e asnjerit ne shqiperi, shume shqiptare te civilizuar ose qe kane jetuar ne perendim e dien shume mire ate pune..
    Si atdhetare pa interesa politike, me behet qejfi qe kjo qeveri po e kthen timonin dhe po e con shqiperine drejt demokracise se ndershme, drejt ligjit dhe drejt nje se ardhmje te ndershme, ku hajdutet dhe grabitqaret goditen nga ligji.
    Pune te mbare te gjitheve.

  6. Nje pyetje kisha .Mund te me thote dikush se si e llogarisin pasurine keto te komisionit te vetingut, se nuk po e kutoj? Nese dikush gjate gjithe jetes se tij ka marre rroge, ne total, po themi 5 milion leke te reja, dhe ka vetem nje shtepi e cila kushton 5 milion leke te reja, e kalon vetingun per pasurine ky apo ajo?

  7. Nje pyetje kisha. Mund te me thote dikush se si e llogarisin pasurine keto te komisionit te vetingut, se nuk po e kutoj? Nese dikush gjate gjithe jetes se tij ka marre rroge, ne total, po themi 5 milion leke te reja, dhe ka vetem nje shtepi e cila kushton 5 milion leke te reja, e kalon vetingun per pasurine ky apo ajo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *