• |
ide | kryesore

Tahiri sërish ironi me Ramën: Fajin e ka sistemi, jo njeriu!

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është i ftuar sonte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, të gazetarit Arian Çanit. Ai ka folur rreth hakmarrjes së tij, nëse ka përgatitur apo jo një të tillë.

Nëse do sakrifikohej ai për të hyrë Shqipëria në Evropë Tahiri u përgjigj: “Nuk e mendoj fare, por mund të më takojë mua që të përballem me gjykatën deri në fund. Por ka dhe nga ata që sot janë shmangur gjithmonë të vërtetës dhe sot janë në politikë shumë të pushtetshëm. Nuk ka nevojë për dëshmorë por ka nevojë për të vërteta”.

A ka të drejtë Rama në diçka kur flet? Tahiri përgjigjet se Rama ka të drejtë kur thotë që “fajin e ka sistemi, dhe jo njeriu”.

“A do ti bëje ca muaj burg nëse bashkë me ty hapen dhe portat në qershor?

“Ky është kurban. Them jo. Kam përshtypjen se nuk do ishte e shëndoshë për kërkënd” – tha Tahiri duke i kujtuar edhe librin e tij të famshëm “Kurban”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *