• |
ide | kryesore

DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes

Kryesore, Lajme



Departamenti i Shtetit thotë se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin “kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve shkaktuar nga interesat financiare dhe politike; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”.

Përsa u takon zgjedhjeve, raporti i referohet OSBE-së, kur thotë se zgjedhjet respektuan liritë themelore por u ndikuan negativisht nga akuzat për blerje votash dhe presion ndaj votuesve.

Në raportin e përvitshëm për të Drejtat e Njeriut thuhet se mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz.

“Ndjekja penale dhe veçanërisht gjetja fajtorë e zyrtarëve që kanë kryer shkelje ishte sporadike. Zyrtarët, politikanët, gjykatësit dhe persona me interesa të fuqishme biznesi ishin shpesh në gjendje të shmangnin ndjekjen penale”, thuhet në raportin që doli të premten.

Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vitit 2017, “korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes” në Shqipëri.

“Mes janarit dhe gushtit, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm regjistroi 185 hetime të reja korrupsioni. Gjatë së njëjtës periudhë, 122 persona dolën në gjyq për shkelje të lidhura me korrupsionin dhe 99 u shpallën fajtorë”, thuhet në raport.

“Ndërsa prokurorët shënuan përparim të konsiderueshëm në ndjekjen e rasteve të korrupsionit në nivele të ulëta, përfshirë prokurorë dhe gjykatës të korruptuar, ndjekja penale e krimeve të niveleve më të larta nuk po ndodh, për shkak të frikës së hetuesve për hakmarrje, një mungese të përgjithshme burimesh dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit”, thuhet në raport.

Probleme të ngjashme përmenden edhe për gjyqësorin.

“Presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara disa herë nuk e lejuar gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efektive”, thuhet në raport.

Po ashtu thuhet se politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese vunë në rrezik pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve dhe se Ministria e Drejtësisë nuk mori masa të duhura disiplinare ndaj gjykatësve.

Në raport thuhet se në përgjithësi autoritetet mbajtën kontroll efektiv mbi policinë, Gardën e Republikës, forcat e armatosura dhe shërbimin e zbulimit, “megjithëse zyrtarët herë pas here përdorën burime shtetërore për përfitime personale dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë kryen shkelje”.

“Policia jo gjithmonë e zbatoi ligjin në mënyrë të balancuar. Lidhjet personale, ato politike ose kriminale, infrastruktura e dobët, mungesa e paisjeve ose menaxhimi i papërshtatshëm kontribuan në korrupsionin e vazhdueshëm dhe sjellje joprofesionale. Autoritetet vazhduan të bëjnë përpjekje për t’i trajtuar këto probleme duke riparuar ambjentet e policisë, duke marrë automjete më të reja dhe duke nxjerrë në pah masat antikorrupsion”, thuhet në raport.

Sipas raportit, mosndëshkueshmëria mbeti një problem serioz, “megjithëse qeveria shtoi përpjekjet për ta trajtuar, veçanërisht duke rritur përdorimin e pamjeve filmike për të dokumentuar dhe për të ndjekur penalisht shkeljet e policisë”.

Megjithëse qeveria kishte mekanizma për të hetuar dhe dënuar abuzimet dhe korrupsionin, korrupsioni i policisë vazhdoi të mbetej problem.

Përsa i takon lirisë së shprehjes dhe së medias, raporti thotë se qeveria në përgjithësi i respektoi këto të drejta, por shton se pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ushtrojnë ndikimi tek media në mënyrë të papërshtatshme.

“Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi të gjerë pikëpamjesh, megjithëse pati disa përpjekje për të ushtruar presion direkt dhe indirekt politik dhe ekonomik ndaj medias, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që punonin për histori investigative për krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raport.

Po ashtu “presioni politik, korrupsioni, mungesa e fondeve e ndrydhën median e pavarur të shkruar” dhe problem mbeti autocensura./voa



11 Comments

  1. Shpejt kreu i rilindIdjoteve ne parlament shoku Balla do dale e ta beje per uje te ftohte DASH ne emer te Rilindjes! Do ta etiketoje ate DASH me termin aq te dashur te Rames, d.m.th, Kazan!
    (ky DASH me kete deklarim per dreq ka vene ne siklet dhe Lu vocrrakun, Guvernatorin e Republikes bananeve ne Ballkanin perendimor).

  2. Ne raportin DASH thuhet :
    Mes janarit dhe gushtit, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm regjistroi 185 hetime të reja korrupsioni. Gjatë së njëjtës periudhë, 122 persona dolën në gjyq për shkelje të lidhura me korrupsionin dhe 99 u shpallën fajtorë”
    – sa demshperblim paguan keta fajtore per demet qe kryen?
    – Apo vetem iken nga puna ( me siguri vetem pak prej tyre)
    – Ligji ne shqiperi te lejon te besh deme sa te duah , nuk paguan asnje lek , shume shume vendin e punes.
    Keshtu qe sa bejne leket qe i mjaftojne nuk i intereson shume nese i heqin nga puna.
    Me 4 vjet behesh milioner ne euro .

  3. ” DASH: Korrupsioni në Shqipëri, i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes ”
    E keni gabim , me e sakta do ishte : Qeveritaret jane perhapur ne te gjitha deget e korrupsionit

  4. Kjo perhapje r kotrupsionit eshte e dukshme. Asgje nuk ka ndryshuar me ardhjen e te majtes ne pushtet. Qe ne fillim te mandatit pare, u vu re nje lloj babezie, pangopesie si e si te vjedhim me shume. Jane skemat e vjetra me te njejtet biznesmen, investime gjigande ne ndertim, qe nuk kane lidhje me llogjiken ekonomike, vetem per te pastruar parate qe vijne nga korrupsioni dhe trafiqet. Skemat PPP, qe vetem gllaberojne pasurine e shqiptareve, ne mes te dites per diell. Nje qeveri pa kok, pa zot, e sulur ne cdo sektor te ekonomise per te vjedhur. Nuk mjaftojne fjalet dhe llogjet per te bere shtet. Duhet te jesh vete i paster, qe te luftosh korrupsionin. Me shprehjen ” bej si them une , e mos bej si bej une” nuk shkohet gjekundi. Ministrat kane pak kredibilitet. Nivel i dobet, me te shkuar te dyshimte, dhe te cileve i jane dhene per “menaxhim” sektoret me delikate. Eshte kthyer ne nje vend pa shprese. Kjo qeveri i shtyn ditet ne pushtet si ” e keqja me e vogel”. Kjo eshte e tmerrshme

  5. Zëri i Amerikës sot boton edhe një shkrim ku përshkruan reagimin e opozitës shqiptare për raportin e DASH, duke pasqyruar faktin se nga qeveria nuk ka asnjë reagim, veç dehjet nga “sukseset” që i ka vlerësuar Mogherini i BE.
    Ka kaq kohë që në mediat shqiptare të kapura nga Rama apo që janë të zëna shumë me kritikën kundër opozitës, abuzohet me faktin se ambasadori amerikan Lu, që “përfaqeson” shtetin amerikan, i del në mbështetje qeverisë.
    Ja pra që nuk qenka kështu.
    Duke mos u shpërndarë në të gjitha kritikat që i bën ky raport zyrtar i DASH qeverisë shqiptare, mjafton formulimi se kjo qeveri është e korruptuar në të gjitha hallkat e saj, e duke pasqyruar qëndrimin e opozitës, del në pah edhe miratimi i DASH për qëndrimet e drejta të kësaj opozite.
    Nuk është pra opozita problemi për Shqipërinë, ashtu siç abuzohet nga mediat, por është qeverisja.
    Ngelet të shohim se a do të rrahin akoma gjoksin “rilindasit” që në pisllëqet e tyre paskan “mbështetjen” e Amerikës ?
    Në asnjë rrjesht të këtij raporti, nuk përmendet gjëkund se opozita e djathtë shqiptare ka “bashkëpunuar” me rusët, një tjetër abuzim i trashë propogandistik i kësaj qeverie të korruptuar.

  6. DASH gjithmone eshte shprehur per shkallen e larte te korrupsionit ne Shqiperi. Nuk eshte se lindi sot si fenomen. Por qe te luftosh korrupsionin , duhet te shprehesh vullnet, te kesh bashkepunetor njerez me integritet, patriot qe ta duan kete vend. Keta qe qeverisin sot, nuk kane lidhje fare me keto standarte po ashtu dhe ata qe drejtojne opoziten e sotme. Jane koke e kembe te zhytur ne afera, te varur nga krimi organizuar dhe nga interesat e nje grupi biznesmenesh qe dhe pse duket se shkelqejne ne biznes, aktiviteti i tyre kryesor eshte trafiku i drogave te forta. Po krijohet pershtypja qe shqiptaret nuk bejne dot shtet. Dhe kjo behet me dashje, me qellimin konkret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *