• |
ide | kryesore

Deklarata e Ramës për sulmet terroriste, grupi i muxhahedinëve: Objektivi jemi ne

Lajme, Të fundit



“Për MEK kemi bërë gjënë e duhur, sa i përket kërcënimeve dhe sigurisë, jemi të kërcënuar as më shumë e as më pak si cdo vend që është i vendosur në anën e duhur të historisë”, u shpreh kryeministri Edi Rama të enjten në mbrëmje kur u pyet për tentativat për sulme terroriste në Shqipëri.

Sipas Organizatës Muxhehedine të Iranit (MEK), kryeministri Rama i referohej tentativave për sulme ndaj anëtarëve të kësaj organizate dhe që pretendohet se kryhen nga shërbimet inteligjente të Republikës Islamike të Iranit.

MEK thekson se prej disa muajsh po neutralizon sulmet e përgatitura kundër anëtarëve të saj, në Shqipëri, Gjermani dhe SHBA. Ata bëjnë përgjegjës direkt Iranin, shtet ku organizata është shpallur terroriste prej dekadash.

Në reagim thuhet gjithashtu se rasti i fundit i bërë publik ka qenë arrestimi i dy agjenteve të Iranit në Tiranë, më 22 mars, të cilët po planifikonin sulme.

Mbi 3000 muxhehedinë ndodhen të strehuar në Shqipëri si pasojë e një marrëveshje midis SHBA-së dhe qeverive Berisha dhe Rama. Ky grup kërkon rrëzimin e regjimit në Iran dhe në shumë shtete është shpallur organizatë terroriste.



2 Comments

  1. asë organizatat arabe te iranit nuk jame me shume dangereus se tika turke organizat islamike e erdoganit ne shqiperi e kosove.
    kto jane parainfluenca arabe dhe influenza turke te ne.
    eshte sbume dramatike dhe fatale turqia e njoftur si anti euro-usa dhe brutal anti shqiptarve ti qeveris nga ankara-ja shqiperin dhe kosoven.
    vetem nepermes usa e isralit shef i B-E ,do ti shporrim ne shqiptaret strukturat turke ne shqiperi e kosove.

  2. e hoqi nje iranjan sa per sy e faqe e mbushi me erdogan.rama i detyruar nga shba u dorzua perndryshe ky thith kokain iranjane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *