Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin e ALUIZNI-t Kamëz-Vorë, si dhe disa zyrtarë e ish-zyrtarë të kësaj drejtorie vendore, pasi janë konstatuar një sërë shkeljesh.
Sipas KLSH, ata kanë kryer legalizime të jashtëligjshme me sipërfaqe 14 087 m2 në brigjet e liqenit të Paskuqanit, brigjet e lumit të Tiranës, afër autostradës Tiranë-Durrës dhe Bulevardit Kamëz, nuk kanë skualifikuar 1200 objekte të ndërtuara në zonën historike, arkeologjike, si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 2,077,336 mijë lekë, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimit të ish-pronarëve.
Po Lamja i ndershem c’ben?,po i shton fondet e antiquareve apo jo?