• |
ide | kryesore

‘Nuk fshiheni dot!’, Rama paralajmëron drejtorët e Hipotekave

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama, ka paralajmëruar drejtuesit e Hipotekave për performancën e tyre në këtë sektor.

Nga Fieri, aty ku është mbledhur qeveria që prej ditës së djeshme, Rama tha se mbi 80 punonjës janë larguar dhe se asnjë tjetër nuk “fshihet” dot pas punës së një punonjësit tjetër në administratë.

“Kemi mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë pikërisht për këtë shkak dhe si rrjedhojë e ndërveprimit direkt me qytetarët dhe një numër i madh masash paralajmëruese për punonjësit e Hipotekave. E them këtë për të nënvizuar se drejtuesit e Hipotekave do ta kenë shumë të qartë që ajo që kanë përsipër është detyrë me rëndësi shumë të madhe për qytetarët dhe zvarritjet janë përgjegjësi e tyre. Dhe nuk mund dot të fshihen pas një punonjësi tjetër që është shkaktari direkt i shkeljes së të drejtës për të marrë shërbimin dhe nga ana tjetër qytetarët duhet ta dinë se nuk është e nevojshme të humbasin kohë për të gjetur anën për problemin në forma nga më të ndryshmet por mjafton të drejtohen në platformë, shpenzojnë tre minuta për të bërë me dije problemin dhe brenda 10 ditësh marrin përgjigje”– tha kreu i qeverisë.



4 Comments

  1. Kur ky i gjati thote keshtu , do te thote se ka ndonje pisllik per te bere tek hipotekat. Mbrapa çdo fjale te ketij fshihet nje pisllik i madh. Keshtu filloi me fundin e marrezise dhe marrezia vazhdon me hapa galopant . Tashme je i pabesueshem .

  2. Je bere i pabesueshem mor KM.Para zgjedhjeve na dole me je liste qe populli i quante te korruptuar dhe ju nxore dhembet por pas zgjedhjeve i le po drejtues ku ishin,thjesht mashtrove popullin per t’ju mare voten. Tani s’te mer njeri per seriozisht,te gjithe te shohin si demagog,te korruptuar dhe te lidhur koke e kembe me oligarket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *