• |
ide | kryesore

Pse mungoi Berisha në Këshillin Kombëtar të PD, Harxhi: Do bëhej palë, ndaj nuk erdhi!

Lajme, Të fundit



“Ishte farsë”. Kështu e ka quajtur Edit Harxhi, anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD mbledhjen e të premtes, ku u miratua edhe statuti i ri i partisë.

Ajo ka zbardhur detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura, në emisionin “Kjo Javë” në News24, ku ka treguar se ka pasur debate të forta për disa pika, sic është kufizimi i mandatit të kryetarit dhe çështja e simboleve të partisë.

“Në mbledhje kishte pjesëmarrës që nuk ishin anëtarë, kishte mungesë të medias. Mbledhja u shoqërua me debate të forta. Zoti Basha nuk reagoi shumë në këtë pikë, (për mandatin e kryetarit) mundohej të dëgjonte, debate pati nga salla, më shumë midis meje apo zonjës Bushati dhe dy tre të tjerëve për cdo nen. Për cështjen e largimit dhe dorqëheqjes ishte një kuti e mbyllur, s’mu dha përgjigje u hodh në votim dhe ishin 5-6 anëtarë që votuan pro kufizimit të mandatit të kryetarit të partisë”.

Një tjetër pikë që preku Harxhi ishte:

“Kishte debat për cështjen e simboleve të partisë, një nga pikat që kishte debat të nxehtë me zotin Basha ishte cështja e simboleve, prorpozova që datat e shënuara të PD të sanksionohen në nenin 3 bashkë me simbolet e partisë.

Sepse disa deputetë kanë paraqitur një amendim të ligjit, sidomos për datën simbol 20 shkurt, që është datë e shënuar, se unë kam qenë vetë në grevën e urisë, s’mund të nënvlerësohet e aq më tepër të ndryshohet. Kjo mendoj se hyn te ato gjërat e qëllimshme, dikush do të krijojë këtu një parti të re, këtë se pranoj dot unë. Një tjetër pikë ishte rivendosja e ish kryeparlamentarëve si pjesë eksio fiksio e Këshillit. Këtu debatova shumë gjatë se ka qenë në të gjitha statutet e mëparshme ka qenë një nen që ish kryeparlamentarët kanë qenë pjesë e Këshillit. Kjo është hequr më pas.

Debati ishte nëse është hequr në 2009 apo 2014? Gjithsesi i garantova zotit Basha që statutet e mëparshme e përmbanin, si rasti i Pjetër Arbnorit që është simbol, ka qenë anëtar i këshillit kombëtar si ish kryeparlamentar”, tha ajo.

Si e ka parë zonja Haxhi mos praninë e zotit Berisha në mbledhjen e të premtes?

“Flet shumë më tepër me heshtjen e tij, s’ka dashur të jetë pjesë e një procesi ku ai do duhej të bëhej palë deri diku dhe ndoshta ka menduar është shumë më mirë të qëndrojë jashtë këtij debati të nxehtë. E ka thënë që është larg vendimmarjes në parti e në një farë mënyre i ka hapur rrugë të rinjve”.

Për nga mënyra e organizimit, mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD ishte tha Haxhi si:

“pleniumi të partisë së punës, edhe formati s’kishte kolegjialitet në atë mbledhje, u thye debati”.

Teksa i ka bërë një thirrje demokratëve:

“Dje ishte vetëm fillimi i asaj që do të vazhdojë më tej, dua ti bëj thirrje të gjithë demokratëve. Nuk bëhet PD më mirë nëse ka formacione të tjera që do dalin jashtë saj, politikanë si Basha janë kalimtarë që koha dhe ky sistem do i shkartisi shumë shpejt, edhe ata politikanë që nuk u bënë kurrë liderë”.



3 Comments

  1. Ky grupi po e quaj,, A eshte per partine demokratike, apo eshteper ankesat e mos plotesimit te deshirave te tyre? Cdo mendim sygjerim, e propozi behet ne mejdan, me mendimin e tere te zgjedhureve, aty pra rrihet mendimi, e pastaj del konkluzioni. Shohin keta qeramane politikane,, e fatkeqesi eshte se nuk jane as te rinj, por me pervoje per te gjitha pretendimet qe kane, dhe nuk kane qene ne kohen qe militonin ne parti e qeveri te rregullonin proceset, nenet, e tere statutinqe sot te kishin te drejte, te flisnin, nese kish deformim. Kerkesat sot te tyre jane me shume cinike, inatcore. Shume nga te pa kenaqurit e kane humbur besimin nga ne, qe jemi besues ne demokraci, e tek demokratet e vertete. Sot pas 27 vjetesh te mos kemi arritur bazat themelore te demokracise ne partite progresive, do te thote se ata qe na drejtuan me ate opinion, kane ndryshuar drejtimin e demokracise. Nje pjese e ketyre eshte ne grupin kundershtar te Z BASHA.

  2. Har ändrat lite i bloggtexten nu. Kritiken är egentligen inte riktad mot Åkesson utan mot utfrågarna. Men texten ovan är skriven lite utifrån att å ena sidan å andra sidan. Just för att den ska reflektera över själva tillställningen. Åkesson är egentligen sig rätt lik. En viss tjänstemannaframtoning, lågmäld. Han bidrar förvisso inte med något speciellt nytt själv utan är defensiv mestadels. Samtidigt är han tydlig med att SD ska bli ett statsbärande parti med sikte på att bli störst. Jag hade sett fram emot fler spännande frågor. Det tycker jag är största klavertrampet med hela utfrågningen. Att dessutom lyfta fram gamla frågor visar knappast på kreativitet eller nytänkande hos pastorn eller hos Dagen. Tråkigt enligt min mening. Hade hoppats på att de hade vågat lite mer. Hade det funnits utrymme för offentliga frågor hade jag räckt upp handen direkt. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *