• |
ide | kryesore

Rama ‘kërcënon’ BE-në: Nëse nuk hapen negociatat, do të vërshojë numri i azilkërkuesve

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetën gjermane ‘Sueddeutsche Zeitung’. Për çështjen e hapjes së negociatave, Rama ka thënë se beson që ka deputetë të cilët nuk e duan hapjen e negociatave për Shqipërinë, por sipas tij Angela Merkel është partizane e zgjerimit. Përtej kësaj, kryeministri nuk heziton të lëshojë edhe një kërcënim për BE-në. Ai thotë se nëse nuk hapen negociatat do të rritet numri i atyre që largohen në kërkim të azilit.

“Nëse perspektiva europiane errësohet dhe politika afatshkurtër triumfon mbi strategjinë afatgjatë, njerëzit do të duan të largohen. Nëse hapim negociatat, ku do ishte një injeksion i fortë shprese dhe një perspektivë e qartë për të gjithë,” thotë Rama.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. Është më mirë të përzëmë këtë MORTJE, se të largohen njerëzit e aftë e të ngelin plehrat e pensionistët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *