• |
ide | kryesore

Rama nga Fieri: Ende ka parazitë dhe grabitqarë në administratë, deri sot janë larguar mbi 80 persona

Lajme, Të fundit



Qeveria ‘Rama 2’ është zhvendosur në qarkun e Fierit në një mbledhje dy ditore. Pas vendimeve që u morën dje, sot kabineti qeveritar ka zbritur në terren duke zhvilluar një takim me drejtuesit qendrorë e vendorë për punësimin, ​shërbimet dhe reformën e tokës. Rama u shpreh në fjalën e tij se në administratë ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve.

“Ende ka parazitë dhe grabitqarë që kanë shfrytëzuar detyrën për të përfituar në dëm të interesit dhe të drejtave të qytetarëve. Kur një qytetar është penguar padrejtësisht, ne evidentojmë shkaktarët duke i larguar nga puna dhe duke i çuar në ndjekje penale. Sot janë mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë për këtë shkak. Sot mbi 400 shërbime për qytetarët jepen përmes internetit, të gjithë drejtuesit e zyrave të ndihmojnë që sa më shumë njerëz ti përdorin.” – tha Rama.



3 Comments

  1. nxir ligj….kush largohet nga administrata shteterore per shkelje te renda, sa te jete gjalle mos puth i pune ne shtet. shihe si mbahet vendi punes, eshte e thjeshte po ti nuk do o cun tirone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *