• |
ide | kryesore

Detajet/ Si ndodhi atentati në Fier, Memo sapo ndezi makinën kur…

Lajme, Të fundit



Nga pasojat që ka lënë shpërthimi duket se për 38 vjeçarin, Ervin Memo ishte vënë një sasi e madhe tritoli. Makina është shkatërruar plotësisht, xhamat e thyer, dyert të shtrembëruara dhe pjesa e motorrit e hedhur në erë tregojnë për një shpërthim të fuqishëm, shënjestra e të cilit ishte 38 vjeçari nga Fieri.

Makina ishte e parkuar dhe Ervin Memo sapo hipi mbi të kur shpërtheu tritoli. Nuk dihet nëse ka qenë një shpërthim i telekomanduar apo eksplozivi është aktivizuar me ndezjen e motorrit të mjetit.

Në pamjet e rënda që janë publikuar pak minuta pas shpërthimit, Memo duket se është bllokuar brenda në makinë. Me gjithë shpërthimin e fortë, ai ende duket që lëviz kokën, ndërsa të afërm dhe banorë të lagjes tentojnë të hapin dyert e makinës për ta nxjerrë jashtë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *