• |
ide | kryesore

Grabitet me armë dhe dhunë një 26-vjeçar në Laç

Lajme, Të fundit



Policia e Kurbinit ka shpallur dy persona në kërkim, pasi nën kërcënimin e armës, ata kanë dhunuar dhe më pas grabitur mjetin me të cilin udhëtonte një 26-vjeçar.

Në njoftimin e policisë thuhet se dy persona, 31-vjeçari E.M dhe 34-vjeçari O.D kanë dhunuar drejtuesin e mjetit ‘Benz’, shtetasin A.N. me banim në Mamurras, i kanë marrë makinën dhe janë nisur në drejtim të paditur.

Pas ngjarjes A.N ka shkuar në spital ku është mjekuar pas plagëve të marra, ndërkohë që dy personat e e mësipërm janë shpallur në kërkim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *