• |
ide | kryesore

Shkrumbohet fabrika e riciklimit në Tiranë, ishte gjobitur për sistemin e alarmit

Kryesore



Një shtëllungë e madhe tymi është ngritur këtë paradite në perëndim të Tiranës, në zonën ku u dogj një fabrikë riciklimi mbetjesh në Kashar. Flakët raportohet të kenë nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit dhe zjarffikësve iu deshën më shumë se katër orë që të vinin në kontroll flakët.

Fabrika është e shkrumbuar totalisht. Nuk ka pasur të lënduar në njerëz, pasi në momentin që nisi zjarri punëtorët kanë dalë me shpejtësi jashtë dhe kanë lajmëruar zjarrëfikësit.

Retë e tymit janë përhapur në të gjithë Tiranën, ndërsa flakët rrezikuan edhe bizneset përreth. Pranë fabrikës është një karburant, një biznes tjetër i kompanisë Everest dhe studiot e Top Channel.

Fabrika që u dogj është në pronësi të Vullnet Hakës, kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri.

Para një viti kompania ‘Everest’ u përfshi nga flakët dhe u gjobit për mos respektim të kushteve të sigurisë. Pavarësisht kësaj, edhe në rastin e dytë të zjarrit sistemi i alarmit nuk ka funksionuar thonë zjarrfikësit.

Pronari i fabrikës, Vullnet Haka është një personazh i njohur,për publikun, për shkak të lobimit pranë qeverisë për miratimin e ligjit për importin e mbetjeve në Shqipëri. Ambjentalistë dhe gazetarë kanë kundërshtuar importin e mbetjeve nga jashtë, me arsyetimin se shteti shqiptar nuk ka kapacitete të kontrollojë kompanitë ricikluese.

Zjarri që ra sot në Tiranë është një tjetër provë e mungesës së kontrollit. Kur shteti nuk i kontrollon dot sistemin e alarmit kundër zjarrit, si mund të kontrollojë mbetjet që do importohen dhe procesin do kryejnë për riciklim?

 

 



7 Comments

  1. ju zgjodhe riciklim komunistet ruqi,xhafa,spartak braho,ilir gjonin,alfred pezat ,te birin e kristaq rames edvin shizofrenin ,e lere te krymbat riciklim balla,erionka velija.vet e kan djegur te marrin sigurimet.ky esht riciklim i parave te kanabisit e kokaines.

  2. Krejte Garnitura Prosti duhet larguar nga presidenca e qeveria.
    eshte e Re de te thohet per popilin time garnitura prosti,por skame tjeter emer per ta dhe nuk i kosoderoj si shqiptar,hajdute,trfikant e abuzusite e shtetit.
    nuk ka tjeter emer per ta,kure ata bejne jete me kuxioze se kristian ronaldo i real madridit dhe schumasher vila me 11 wc,kjo tregon se per çfar hajdutesh eshte fjala.
    kjo dejgje fabrike eshte vetem nje investim i rames pas dejegjes se sporyeleve te kufirit ne kukes.

  3. Krejte Garnitura Prosti duhet larguar nga presidenca e qeveria.
    eshte e Rende te thuhet per popilin time garnitura prosti,por skame tjeter emer per ta dhe nuk i kosideroj si shqiptar,hajdute,trfikant e abuzusite e shtetit.
    nuk ka tjeter emer per ta,kure ata bejne jete me kuxioze si kristian ronaldo i real madridit dhe schumasher vila me 11 wc,kjo tregon se per çfar hajdutesh eshte fjala.
    kjo dejgje fabrike eshte vetem nje investim i rames pas dejegjes se sporyeleve te kufirit ne kukes.
    a dikush vuan per kafshaten e gojes.
    ne zvicer ish presidenti i konfederates se shtetit shume her merre trenin per te shjuar ne palen presidenciale,a te ne rama dhe thaqi e meta edhe pre festa private e familiale shfrytzojn makinat e shtetit.
    Abglia dhe franca kane ndaluar makinat e shtetit qe 20 vite qeveritarve per punet e aferat jashte programit shtetrore.

  4. Dhe te kesh bese tek keta! Keta jane barinj, qe as e rruajne ndonjehere per mjedisin! Do bythe riciklimi i mbetjeve, jo llafe! Dhe pastaj pellasin per te sjelle plehrat e dynjase! Keta nuk ofrojne gjerat me minimale. Te isha shtet (jo si ky rrumpalla qe kemi) ja kisha hequr licencen menjehere.

  5. Zjarri mund te jete aksidental,dhe i qellimshum.
    per gerdecin gazeta e zvicres pat shkruar,se pista eshte kriminale dhe e qellimshme,lor maskohen me tjera hipoteza.
    dukush dhe shume kush ja done te keqen shqiptarve.
    edhe 97 tes i kontribuan serviset sekrete serbe ne shqiperi,duke e ditur se lufta e kosoves eshte ne prag,dhe bere nje lufte te njejten kohe edhe ne shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *